“Topi i Artë” mbetet një çmim prestigjioz individual në futboll, që po rivalizohet tashmë nga FIFA me trofeun e saj “The Best”. Kjo e ka lënë “barin shumë të lartë”. Aq shumë, sa “France Football” synon të ngrejë një gala në stil për të rimarrë prestigjin dhe të bëjë të qartë se çmimi i saj është mbi pjesën tjetër, që jepet individualisht. Përveç ndonjë befasie, Cristiano Ronaldo do ta marrë për herë të pestë “Topin e Artë” në një mjedis të pakrahasueshëm: Kullën Eifel. Që nga ora 19:45, “L’Equipe” do ta transmetojë galanë përmes kanalit të vet televiziv, me lojtarin e shquar francez, David Ginola, si prezantues.
Kryesore
Continue to the categoryGazeta Gjermane “Der Standard”: Arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i besuar i...
“Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës i dyshuar për korrupsion”. Ky është titulli i gazetës së njohur gjermane “Der Standard” që i ka kushtruar vëmendje asaj...