Ndërsa Jugosllavia ishte në përgjithësi më e hapur nga vendet socialiste gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria, nga ana tjetër, iu nënshtrua një izolimi të rreptë vetvetiu nga regjimi socialist i Luftës së Ftohtë, nën Enver Hoxhën. Megjithëse kjo politikë u hoq nga vitet 1990, ajo zgjati dyzet vjet të plota dhe e bëri kontrabandën një aktivitet ekonomik thelbësor. Këtu fillon lidhja e fortë midis krimit të organizuar dhe elitës politike të Shqipërisë, thotë një studim i fondacionit gjerman “Heinrich Böll” për kapjen e shtetit në vendet e Ballkanit. Studimi referon se në Shqipëri, shteti është kapur nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri kanë një burim të madh të ardhurash që nuk i justifikojnë, që i kanë fituar duke mbyllur njërin sy për mosndëshkimin e klasës politike, e cila ka abuzuar me pushtetin.
Deri më tani, të gjitha rastet e gjykimit për politikanët e nivelit të lartë janë penguar nga përfaqësuesit gjyqësorë. Sistemi gjyqësor nuk funksionon si një element autonom i sistemit shtetëror, por si bashkëpunëtor në korrupsion dhe nëpunësit civilë, thotë studimi i fondacionit gjerman. Klasa politike në Ballkan ka dëshmuar tashmë se nuk është e shqetësuar me zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike ose ekologjike dhe për rritjen e prosperitetit të përgjithshëm. Shqetësim i madh është përdorimi i shtetit në mënyrë të hapur dhe pa asnjë pengesë për mbrojtjen e njerëzve në pushtet dhe familjeve që janë të lidhur me pushtetin.
Partitë politike në rajon, por edhe në Shqipëri, janë endemike dhe shpërndajnë postet bazuar në lidhje personale, duke lënë jashtë qindra e mijëra njerëz të mirarsimuar. Si pasojë e kësaj situate, një eksod masiv tashmë po shkon nga Ballkani drejt Perëndimit. Studimi thotë se aktorët politikë të rajonit kanë një gjë të përbashkët: Pretendimi i tyre për pushtet është radikal, me qasje represive dhe madje autoritare. Reformat janë bllokuar gjerësisht, kritikët janë deklaruar si armiq, ndërsa artistët dhe gazetarët janë margjinalizuar.
Pushtetarët e Ballkanit e dinë mirë se, nëse reformat demokratike funksionojnë, sistemi i drejtësisë vihet në lëvizje dhe kjo rrezikon bazën e pushtetit. Në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Serbi dhe Shqipëri në mënyrë specifike, kapja e shtetit nga partia gjatë komunizmit në njëfarë kuptimi, është transformuar në kapjen e partisë në ditët e sotme. Kjo do të thotë, se interesat e veçanta përqendrohen në mbështetjen e një partie specifike dhe pastaj, sapo ajo merr pushtetin, e përdorin atë si një mjet për të kryer kapjen e shtetit në sistemin qeveritar.
Në këto sisteme politike, partitë janë të detyruara të luftojnë për pushtet nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, fushatat kombëtare zgjedhore po bëhen gjithnjë më të kushtueshme për ata.
Financimi i fushatave është shqetësues veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku vendi reflekton edhe normat të larta të shmangies së taksave.
Shkak për këtë situatë është konsideruar trashëgimia socialiste. Gjatë periudhës komuniste, korrupsioni në Ballkanin Perëndimor ishte i përhapur. Gjatë kësaj periudhe korrupsioni administrativ ishte mbizotërues. Por korrupsioni politik i nivelit të ulët tenton ose të ndërlidhet, ose të jetë një rezultat i drejtpërdrejtë i metastazave të korrupsionit të nivelit të lartë ose kapjes së shtetit në një fazë tjetër.
Monitor