Mision i kryer për Juventusin, duke mundur Olympiacos falë golave të Cuadrado dhe Bernardeschi. Kjo i ka lejuar bardhezinjtë për t’u kualifikuar në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, si të dytët e grupit të tyre, prapa Barcelonës. Duke folur për “Premium Sport”, Massimiliano Alegri kishte diçka për t’u të thënë djemve të tij: “Për ne kjo ishte një finale, që duhej fituar patjetër. Ne ende kemi një grimë paqartësie në manovrim, kemi pasur disa gabime gjatë pasimeve. Lojtarët duhet të dinë si të lexojnë fazat e lojës. Ka disa raste, kur është e nevojshme për të mbrojtur veten e tyre. Megjithatë, unë them se iu përshtatëm si duhet lojës”. Tjetër ndeshje pa gola për Dybala: “Kjo i ka ndodhur edhe vitin e kaluar, në këtë kohë. Ai ka nevojë vetëm për të qëndruar i qetë, sepse golat do të vijnë”, tha Alegri.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...