Nuk ka kryeprokuror me shumicë të thjeshtë votash

Bylykbashi deklaroi se kryeministri Rama kërkon që ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 36 vota, në shkelje flagrante me Kushtetutën. Bylykbashi tha se Kushtetuta thotë se Prokurori duhet të zgjidhet me 3/5, me 84 vota, dhe se çdo mënyrë tjetër siç po përpiqet mazhoranca të manipulojë me anë të ‘memove’ është një shpartallim i Kushtetutës. “Së pari, nuk është bërë publik versioni zyrtar siç thotë Kushtetuta, por versioni zyrtar është hequr pra ky dokumet është manipuluar. Prokurori miratohet nga Parlamenti me 3/5. E gjithë përpjekja gjatë gjithë kësaj kohe është bërë një përpjekje që të votohet me shumicë të thjeshtë. Edi Rama kërkon ta emërojë me 36 vota. Arsyeja është e qartë të zgjedhë një prokuror për të pushuar çështjet e tij. Prokurori i Ramës urdhëron masë disiplinore për prokurorët e tjerë dhe u heq çështjet nga dora. Për këtë do që ta bllokojë formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sepse ky prokuror do të mbyllë gjithë dosjet e ministrave të tij. Të gjitha çështjet që e futin Ramën në varr do të mbyllen. Edhe me 71 vota do të ishte prokurori o Ramës. Kjo do të ishte një shpartallim i Kushtetutës nëse e zgjedh kështu, kur Kushtetuta e ka të qartë se si zgjidhet. Detyrën për t’u shprehur se si do të zgjidhet e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Debati nesër do të jetë një paçavure. Edhe memo ia lë Komisionit të Ligjeve, u thotë zbatoni Kushtetutën, por Edi Rama do të synojë të zgjedhë prokurorin e tij. Prokurori zgjidhet me 84 vota. PS po kërkon të përdorë dispozitat tranzitore, por janë përdorur njëherë, ajo dispozitë është ezauruar dhe është mbyllur, por këtë duan ta përdorin sërish, por kush ia ka fajin kësaj mazhorance që reforma është në një kaos tani. Por ajo që mungon në Kushtetutë nuk zëvendësohen me memo”, tha Bylykbashi.

Artikulli paraprakZyrtarja e Departamentit të Shtetit: Sistemi fiskal në Shqipëri mban larg investitorët
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore, votim e numërim elektronik si dhe identifikim biometrik