Një i vdekur dhe një i plagosur në aksident

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit. Burime të Lapsi.al thonë se një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur teksa makina tip ‘Audi’ është përplasur me një motor ku udhëtonin një çift bashkëshortësh. Automjeti që u përfshi në aksident ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit të përplasjes. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e ‘Audit’.
Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në zonën pranë pyllit të sodës. Burime të Lapsi.al thonë se, automjeti me targë AA 577 OF ka dalë nga rruga për shkak të mungesës së ndriçimit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen të shtruar në spital. Lapsi.al sjell foto nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Kombinatit. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit, i cili siç mund të shihet edhe nga videoja, ka shkrumbuar shtëpinë deri në çati. Nuk dihet akoma shkaku i zjarrit, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.

Artikulli paraprakReforma Zgjedhore, votim e numërim elektronik si dhe identifikim biometrik
Artikulli tjetërRikthehen shiu dhe bora në fundjavë