Shqiptari kapet në Itali me 200 mijë euro kokainë

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pescara, pasi u kap me 1 kg kokainë në makinën e tij. Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u shfaq nervoz teksa policia po ushtronte kontroll në makinën e tij. Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e makinës tip “Fiat”. Kokaina e sekuestruar jepte gjithsej rreth 5 mijë doza dhe vlera në treg do të kapte shifrën e 200 mijë eurove. I arrestuari shqiptar iu dorëzua autoriteteve në San Donato.
Ndërkohë, policia britanike ka zbuluar atë që besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar ndonjëherë në Staffordshire. Gjashtë burra u arrestuan kur policia bastisi “Tre Angels Farm”, në Ivetsey Road. Nga aksioni i së martës, janë sekuestruar 3,100 bimë kanabis e zbuluar në hambarët e shpezëve në fermë. Policia beson se lënda narkotike e kultivuar është 1.5 mln euro.
Të gjashtë meshkujt, të moshës ndërmjet 17 dhe 44 vjeç dhe të përbëra nga shtetas britanikë dhe shqiptarë, mbeten në paraburgim sot, me dyshimin për përfshirje në prodhimin e kanabisit. Tre nga grupi u arrestuan në vendngjarje ndërsa të tjerët u arrestuan pasi policia kontrolloi zonën me ndihmën e helikopterit të policisë.

Artikulli paraprakGreqi, sekuestrohen pranë kufirit me Shqipërinë 230 kg drogë
Artikulli tjetërPolicia s’e gjen dot autorin e 10 ton kanabis, e ‘kap’ noterja e Vlorës