Një qytet i tërë po pret një datë, 12 dhjetorin. Pordenone po pret me padurim sfidën e 1/8-ve të Kupës së Italisë kundër Inter-it, që do të zhvillohet të martën e ardhshme në “San Siro”. Është e lehtë të imagjinohet se shumë tifozë të Pordenone-s, skuadër që luan në Serinë C, nuk do ta humbasin rastin për ta ndjekur ekipin e tyre në “La Scala”-n e futbollit. Klubi friulan ka ftuar të gjithë tifozët, nëpërmjet profilit zyrtar në Twitter, që të jenë në “San Siro”. Këto dy skuadra nuk janë ndeshur kurrë më parë, por kanë një gjë të përbashkët: asnjë nga këto dy formacione nuk ka qenë kurrë në Serinë B. Arsye krenari për zikaltrit, jo aq për Pordenone-n. Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar numërimi mbrapsht dhe Pordenone ëndërron arritjen e madhe.
Kryesore
Continue to the categoryMbi debatin për serialin e video-replikava Basha-Rama dhe për “opozitarët” e...
Nga Poli Hoxha
U bënë disa ditë që një serial video-replikash mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është shndëruar në rrjet dhe në media, në...