Sali BERISHA
Çfarë ndodhi me Balilin? Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan që kishin bërë hetim dhe kishin gjetur se ai është miliarderi i Ballkanit, me drogë, vetë kreu i Balilit në Parlament doli dhe iu tha qytetarëve shqiptarë dhe po ja u lexoj: “Një punë të mirë të Policisë së Shtetit shqiptar, e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka marrë pjesë aktive prej muajsh në hetime lidhur me çështjen e linjës së trafikut të drogës, ju e përdorni në mënyrë të paskrupullt për të sulmuar Policinë e Shtetit, për të sulmuar ministrin e Brendshëm, për të sulmuar qeverinë”. Këto ishin fjalët që iu tha Ediskobari shqiptarëve, ky ishte gjoksi që rrahu Ediskobari para shqiptarëve. Kurse zëdhënësi i tij i rendit, Saje Qorri shkroi po atë ditë në FB se “sipas PD, vetë ne, pra Policia e Shtetit dhe DEA dhe policia greke po heton me sukses një grup kriminal të lidhur me ne, me mua dhe me drejtuesit e policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtet kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët”.
Kjo ishte deklarata e Saje Qorrit për Eskobarin. Haki Çako, drejtori i Ediscobarit tha sigurisht që kam dijeni. Dëgjoni o zotërinj se, ju dhe dëgjoni dhe harroni, ky është problemi juaj. Se po t’i dëgjoni këto, ju nuk mund të dilni kurrë këtu dhe të bëni avokatinë e tyre. S’i kam thënë unë, po këta këtu mbrapa.
Pra, në deklaratën e policisë thuhej “është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me agjencinë kundër drogës, me DEA-n e SHBA, me partnerët tanë si policinë greke dhe partnerë të tjerë të Bashkimit Evropian. Është një nga operacionet më të suksesshme të organizuar në bashkëpunim midis strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar”. Mirëpo, Ediskobari ynë, që ka për krenari të mashtrojë qytetarët e vet, t’i përgjigjet me gënjeshtra e trillime për të mbuluar krimet dhe trafiqet e tij, e bën këtë, por Europoli nuk e bën këtë. Europoli përfaqëson Europën, përfaqëson standardin europian të policisë dhe ai, në përgjigje të këtyre mashtrimeve, informon shqiptarët dhe europianët në deklaratën e tij të datës 16 maj se 17 persona janë arrestuar, 11 grekë dhe 6 shqiptarë, që të gjithë ekskluzivisht nga bashkëpunimi midis policisë greke dhe belge, DEA-s amerikane dhe policisë italiane, e përjashtuar tërësisht policia shqiptare pasi kjo polici i kishte thënë policisë greke se Balili është vetë Ediskobari Kryeministër, është i lidhur i paprekshëm dhe se ai nuk mund të prekej. Dhe kur ambasadori ynë bëri marrëzinë e tij, demantoi “CNN” me notë zyrtare, “CNN” nxori letrën e policisë shqiptare ku thuhej se ky (Balili) është i bardhë si bora.
Çështja e Balilit është një çështje tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, sepse janë po këta që thanë se po e hetonin prej muajsh, këta që deklaruan se ai është i bardhë qelibar, ata që i thanë ik, mbathja nga Shqipëria dhe e përcollën. Pasi me urdhër të Ramës na kërcënoi me gjyq për shpifje, ja mbathi në drejtimin që ja mbathi Arben Frroku tre muaj më parë. Ai ja mbathi, por Ediskobari mbeti këtu, është ky këtu, për çdo shqiptar, për çdo ballkanas, për çdo europian. Pasi ja mbathi bëhet i gjallë i pari Koço dhe ngre akuza ndaj Berishës se po mbron LSI-në. Unë në mënyrën më absolute nuk mbroj asnjeri, por unë nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë në televizion Ediskobari për ata që s’paguajnë një faturë drite, për ata që lëvizin dy tjegulla në çatitë e tyre, për të mjerët që shesin pesë speca e tri domate, por hekurat i ka Ediskobari, hekurat i ka Saje Qorri, nuk i ka as Edmond Panariti e as Ylli Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Ediskobarit. Atëherë pse të mos i them unë se ti je Ediskobari? Më thoni ju o qytetarë a e kam gabim apo kam të drejtë? Po pse do t’i them se është i LSI-së në një kohë kur mbrojtjen totale atij ja jep Edi Rama.
Po ku ta di unë se sa para i ka dhënë Ramës ai, ku ta di unë se sa ia ka çuar valixhen me euro në zyrën e tij tek Gysi dhe sekretari i Përgjithshëm i mafies shqiptare, Agaçi? Të dhënat më thonë mua se atje e ka takuar në Rodos, e ka takuar atje me bosin më të madh të drogës në Rodos. Të dhënat më thonë mua se ka darkuar me të dhe Balilin në restorant “Livia” në Butrint, të dhënat më thonë si i ka dhënë koncesionin e Butrintit dhe peshkimit Tore Balilit. Të dhënat më thonë dhe shumë gjëra të tjera, por nuk po merrem me to. Po merrem me këto që janë substanciale. E përcolli në vend tjetër dhe tani si Ponc Pilati një herë nxjerr Koçon e një herë shkuan artikuj anonimë ku thotë s’ka turp PD-ja që nuk sulmon LSI-në për Balilin, një herë tjetër del vetë e kështu me radhë. Balilin e përcolle ti (i drejtohet Ramës) nga Shqipëria së bashku me Saje Qorrin dhe ti je “Ediskobari i Ballkanit”, i ke bërë një njollë të tmerrshme vendit, je bërë shefi i klanit më të tmerrshëm të drogës në Shqipëri dhe ky është një ndëshkim madhor për vendin. E ka shumë të drejtë deputeti që solli letrën, por problemi është se duhej t’i adresohej çimkës, kryeçimkës së vendit. Shiheni të gjithë këtë burrë, ky është çimkë, ky është kryeçimkë.