United 60 milionë paundë për mbrojtësin e Juves

Manchester United i ka dhënë dritën jeshile një lëvizjeje prej 60 milionë paundësh për Alex Sandro. Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, e ka shndërruar mbrojtësin e Juventusit në kryedëshirën e transferimeve të tij, ndërsa ai duhet të forcojë skuadrën që drejton muajin e ardhshëm. Juventusi hodhi poshtë një ofertë 65 milionë paundëshe nga Chelsea në verë dhe Antonio Conte është ende i etur për brazilianin ndërkombëtar. Por Manchester United është tani në garë dhe Juventusi po konsideron shitjen e tij gjatë muajit të ardhshëm, pas rënies alarmuese të Sandros në formë këtë sezon. Sandro e kishte kokën e tij të kthyer nga interesi i Chelsea, por u detyrua të qëndrojë dhe tani ka dy klube në Premier League, që interesohen për të. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të “shkarkojnë” Matteo Darmian, një objektiv për Galatasaray, dhe kjo do të hapë rrugën për të nënshkruar një anësor të majtë të ri.

Artikulli paraprakZidane, tetë tituj në 714 ditë
Artikulli tjetërThohir kërkon 200 milionë që të largohet nga Interi