Në takimin e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit së bashku me eurodeputetët u konstatua që Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të korrupsionit galopant, krimit të organizuar dhe mungesës së shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit. Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi dje se dekriminalizimi, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar janë pikat kyçe që pengojnë vendit drejt anëtarësimit europian. “Dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rrugë dhe ajo është: Zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizimin dhe nxjerrjen nga politika dhe funksionet publike të personave me të shkuar kriminale. Garantimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi që nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar, por lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Eurodeputetët ringritën shqetësimin për azilkërkuesit nga Shqipëria, duke theksuar dhe kërkuar që qeveria të zgjidhë arsyet e brendshme që shtyjnë shqiptarët të kërkojnë azil në vendet europiane. Shqiptarët e dinë se keqqeverisja, varfëria, papunësia, dhunimi i të drejtave të qytetarëve, vrasja e shpresës janë arsyet e këtij eksodi masiv” është shprehur Bumçi.
Kryesore
Continue to the category“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi...