Vdes një grua në autobusin e linjës “Tirana e Re”

Një grua ka humbur jetën brenda autobusit të linjës ‘Tirana e Re’ në kryeqytet. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. “Më datë 20.12.2017, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të Re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku ka rezultuar se në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga sediljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën. Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA korrigjon deklaratën për dhunën
Artikulli tjetërQeveria mashtroi banorët e Zharrëzës, “Bankers” nuk i dëmshpërblen