Rriten denoncimet për dhunë në familje

Afro 4000 raste të dhunës në familje janë denoncuar gjatë një viti në vendin tonë. E krahasuar me shumë vite më parë, shifrat janë dhjetëfishuar, por gjatë konferencës mbi barazinë gjinore, zëvendës/kryeministrja Senida Mesi, thotë se nuk ka ardhur në rritje fenomeni, por ndërgjegjësimi për të mos e konsideruar dhunën diçka private.
“Kjo do të thotë se qytetarët, përherë e më tepër, po u besojnë institucioneve, përherë e më tepër, ato janë në gjendje që këtë dhunë në familje dhe private ta deklarojnë dhe ta adresojnë dhe kjo kërkon njëfarë kurajo”.
8 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre këtë vit dhe zëvendëskryeministrja nuk i kurseu lotët teksa kujtoi Fildes Hafizin. “Për më shumë më dhemb, kur një grua aq e fortë, pjesë e një sistemi gjyqësor të korruptuar, intelektuale, e zonja në punë, nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, e humbi luftën e saj”. Për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është koha për të shtrirë në të gjithë vendin qendrat e emergjencës për të pritur viktimat e dhunës.

Artikulli paraprakBosi shqiptar i drogës arrestohet në Spanjë
Artikulli tjetërTrafik kokaine nga Shqipëria, goditet një tjetër bandë në Itali