Guardiola: Më favoriti në Champions është Barcelona

Pep Guardiola përsëri tregoi përkushtimin e tij ndaj Leo Messit, pas ndeshjes së tij të fundit me Manchesyer City. Trajneri katalanas u pyet nëse ai e sheh ekipin e tij në mesin e favoriteve për të fituar Ligën e Kampionëve dhe në përgjigjen e tij kujtoi yllin argjentinas të Barcelonës. “Nëse jemi te favoritët? Për mua, favorit në Champions është ekipi ku luan Leo Messi”. Përgjigjia e Guardiolës ishte aq e ndershme, sa edhe e qartë.
Trajneri katalanas vazhdon ta shohë Barcelonën si kandidaten më të madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, Manchester City po lëviz në mënyrë të vazhdueshme drejt titullit të Premier League, pas fitores ndaj Newcastle, në ndeshjen e fundit. “Qytetarët” kanë tashmë 18 fitore të njëpasnjëshme në kampionat, çka ka mundësuar distancën prej 15 pikësh nga ndjekësi më i afërt në klasifikim, Manchester United e Mourinhos.

Artikulli paraprakKaçe në “radarin” e Platanias
Artikulli tjetërDe Vrij nuk rinovon, Lazio mendon për zëvendësuesin