Diego Forlan do të luajë edhe në moshën 38-vjeçare në futbollin profesional, pas nënshkrimit të kontratës me Kitchee SC. Kjo marrëveshje vjen pas një sezoni pasivitet, si përforcim për kampionin e Hong Kong-ut. Kthimi i Forlan në fushë vjen pasi tha “lamtumirë” në dhjetor 2016, me Mumbai City, në Indi. Uruguajani, me 112 ndeshje, udhëtoi drejt Hong Kong-ut të mërkurën dhe do të paraqitet të nesërmen në një konferencë shtypi. Forlan, si përforcim i Kitchee, do të përballet për herë të parë me fazën e grupeve të “Champions League AFC”, duke filluar nga 13 shkurti i ardhshëm. Sulmuesi uruguajan fitoi titullin me Manchester United dhe “FA Cup”, edhe La Liga-n, duke u bërë golashënuesi më i mirë në sezonin 2004-2005 me Villarreal, teksa fitoi edicionin e parë të “Europa League”. Me Atlético Madrid fitoi Superkupën Europiane muaj më vonë.
Kryesore
Continue to the categoryA kishte të drejtë Lulzim Basha?
Nga Mirela Karabina
Në retrospektivë, shumë nga paralajmërimet e Lulzim Bashës në dhjetor 2021 – se e vetmja rrugë për ringritjen e PD dhe për...