Inspektori i policisë i emëruar nga Tahiri kërcënon qytetarët

Një inspektor i Komisariatit Nr.5 në kryeqytet, i cili shfaqet haptazi si mbështetës i Partisë Socialiste, ushtron presion ndaj qytetarëve. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se inspektori Ben Zalla mban në Facebook si foto profili ish-diktatorin Enver Hoxha dhe foto me Saimir Tahirin. Zalla mban një makinë me xhama të zeza dhe u bën presion qytetarëve në zonë.
“Ja narko-policia që duam!
Qytetari dixhital denoncon:
Narko-inspektorin e policisë që mban në profil të FB foton e kryexhelatit, Hitlerit të shqiptarëve, Enver Hoxhës!!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje z.Berisha, po të dërgoj foton e inspektorit të Komisariatit Nr.5 në Tiranë, Ben Zalla. Në profil mban diktatorin. Bën presion nëpër zonë, me makinën me xhama të zinj”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakQeveria diskriminon Kamzën, 15 bursa për 149 mijë banorë
Artikulli tjetërKorrupsioni 250 milionë, KLSH kallëzon të besuarin e Ramës