Ançeloti trajneri i Arsenalit?

Arsene Wenger është trajneri me më shumë pankina në Premier League, por që nga viti 2004 nuk fiton asnjë titull në Angli, ndaj dhe largimi i tij nga drejtimi duket se nuk është më një hipotezë.
Mediat britanike flasin për kohësh për një largim të francezit në fund të këtij sezoni, por së fundi është projektuar edhe emri i zëvendësuesit të tij. Identikiti i trajnerit të ardhshëm të “Gunners” është ai i italianit Carlo Ancelotti, që në vjeshtën e fundit bëri divorcin me Bayern Munchen.
Trajneri 58-vjeçar, që numëron 20 tituj të fituar në 5 kampionate ku ai ka drejtuar shihet si zgjedhja ideale për skuadrën londineze që kërkon një trofe. Mediat kanë zbuluar edhe vlerën e kësaj marrëveshjeje, që përfshin rreth 40 milionë euro në 4 vitet e ardhshme, së bashku edhe bonuset.

Artikulli paraprakBasha për protestën: Largim i mafies në qeveri, s’ka Europë, pa dënuar kupolën e krimit të Ramës
Artikulli tjetërArsenal sfidon United për talentin e Bordeaux