Mafia, si pastrohen paratë me bankat

Bankat mund të shërbejnë si një instrument i rëndësishëm për pastrimin e parave. “Pastrimi i parave të pista, në shumicën e rasteve realizohet nga bankat dhe një fakt i rëndësishëm është ai që janë pikërisht bankat më të mëdha ato që realizojnë këtë pastrim. Procesi i pastrimit të parave, nëpërmjet sistemit bankar, realizohet në këto forma kryesore:

– kalimi ose transferimi i parave nga banka e një vendi në një bankë të një vendi tjetër me qëllim maskimin dhe investimin në biznese të ndryshme;

– hyrja në marrëdhënie këmbimi e transferimi me banka të njohura si “parajsë bankare” ose në vende “parajsa fiskale”;

– bashkëpunimi me punonjësit e këtyre bankave, i cili nuk realizohet individualisht, por me porosinë dhe inkurajimin e drejtuesve më të lartë të këtyre bankave.

Pastrimi i parave realizohet nëpërmjet bankës, duke bërë depozitime dhe transferta nga një bankë në një tjetër, nga një vend në një tjetër. Autoriteti i origjinës është tjetër person dhe autori i pastrimit është tjetër person (banka). Sipas specialistëve italianë të luftës kundër pastrimit të parave, pastrimi i kapitaleve të paligjshme në fushën bankare ka mundësi të mëdha veprimi dhe përdor kryesisht këto forma:

– depozitimi në emër të një personi tjetër, jo në llogari rrjedhëse, por në librezë fikse, ku nuk shënohet emri i personit, por kush e paraqet, ai i merr paratë. Kur tërhiqen paratë shënohet, se i ka tërhequr personi “X”, që mund të jetë kushdo, jo ai që e ka emrin por, kushdo tjetër. Njëlloj si bankomati, mjafton të formosh numrin e identifikimit. Pra, hapja e llogarive falso në emër të një personi që merr emrin e tjetrit;

– nga një llogari rrjedhëse në një llogari tjetër rrjedhëse;

– marrja pjesë në kapitalet shoqërore, blerja e titujve shtetërore;

– marrja pjesë në kambizmin valutor;

– realizimi i operacioneve financiare jo nëpërmjet bankës por, duke marrë pjesë në bursë. Blen aksionet në bursë dhe bën veprime të ndryshme financiare;

– blerja e titujve shtetërore, obligacioneve, huatë shtetërore që garanton shteti për shtetasit e tij, janë anonime;

– në Degën e Thesarit, blerja e Bonove të Thesarit, letrave me vlerë. Këto tituj mund të kthehen me lekë nga shteti;

– marrja e çertifikatave të përbashkëta shtetërore, fondeve të përbashkëta të shoqërive që investojnë në fusha të ndryshme;

– shoqëritë që veprojnë në emër të një tjetre, shoqëri ndërmjetësimi, si shoqëritë e ndërmjetësimit financiar (Sh.I.F.).

Artikulli paraprakBasha thirrje policëve: Ngrihuni në protestë, kriminelët janë në Ministrinë e Brendshme
Artikulli tjetërFamiljet mafioze tek futbolli