“Shqiptarët e LSDM-së, si dhe kryetari i kësaj partie maqedonase, lëvdohen se janë më të merituarit për ‘zyrtartrizimin’ e gjuhës shqipe në Maqedoni! Të njëjtën e thotë për vete edhe kryetari i BDI-së, ai që në të kaluarën, në çdo katër vite, e ‘zyrtarizonte’ gjuhën shqipe! Më në fund u paraqit edhe Kryeministri i Shqipërisë, i cili tha se ai dhe partia e tij janë më të merituarit për këtë sukses historik mbarëshqiptarë! E në të vërtetë, të gjithë gënjejnë: nuk është zyrtarizuar, por është avancuar përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni! Shkurt e shqip: zyrtarizimi i gjuhëve është kategori kushtetuese, e jo ligjore! E në kushtetutën e Maqedonisë, si gjuhë zyrtare në tërë territorin e saj, përmendet vetëm gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik! Siç duket, gjuha shqipe do zyrtarizohet atëherë kur do ketë politikan shqiptar që kur gënjen turpërohet!” shprehet shkrimitari i njohur Kim Mehmeti duke fshikulluar direkt deklaratat e Ramës.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...