Ish kryeministri Berisha i ka bërë thirrje dje prokurorisë të hetojë menjëherë skemën e mashtrimit ndaj të rinjve. “Qytetari dixhital denoncon: Një skemë mashtrimi ndaj të rinjve! I bëj thirrje prokurorisë të hetojë për të vënë para ligjit mashtruesit! “Une që po ju shkruaj jam një student në vit të dytë për informatikë-ekonomike dhe desha që përmes ju të bëj një Denoncim-thirrje për një të keqe të madhe që po përhapet vazhdimisht bëhet fjalë për një kompani networku që po mashtron çdo ditë të rinjtë shqiptarë që nuk kanë punë por që duan të pasurohen MEGAHOLDING quhet ajo kompani. Kjo kompani ka gjetë terren të përshtatshëm në Ballkan e Turqi. Me qindra denoncime janë adresuar për këtë kompani por akoma sështë ndërmarrë asgjë nga shteti. Shumë miq të mijë kanë rënë viktima. Me shpresën që do reagoni, ju uroj më të mirat” thuhet në postimin e Berishës.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...