Tre të vdekur në një aksident hekurudhor pranë Milanos

Një tren i mbushur me udhëtarë ka dalë nga binarët pranë qytetit Milano në Itali, duke lënë së paku tre njerëz të vdekur dhe dhjetë të plagosur rëndë.
Autoritetet thanë se disa njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e vagonëve që kanë dalë nga binarët pranë stacionit Pioltello Limito.
Policia tha se një problem gjatë ndërrimit të udhës po hetohet si shkak i mundshëm i fatkeqësisë.
Dëshmitarët thanë se treni është dridhur për disa minuta përpara aksidentit.

Artikulli paraprakGjermania kërkon zyrtarisht arrestimin e Tahirit
Artikulli tjetërTrump paralajmëron Erdoganin: Shmang konfliktin midis forcave turke dhe amerikane