Valencia shkon në gjysmëfinale me penallti

Valencia ka arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit pasi ka eliminuar Alaves, pas goditjes së penalltive, në çerekfinalen e kthimit të luajtur në “Estadio de Mendizorroza”. “Los Che”, që e nisën ndeshjen në avantazh 2-1, në sajë të fitores në ndeshjen e parë në “Mestalla”, kontrolloi pjesën më të madhe të lojës, por pësoi gol në minutën e 73-të, shënuar nga Munir el-Haddadi.
Gjithsesi, katër minuta më vonë, Simone Zaza shërbeu për Santi Mina dhe ky i fundit vuri baraspeshën, por kur kishin mbetur edhe katër minuta lojë, Ruben Sobrino shënoi për Alaves, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe si rrjedhojë ndeshja shkoi në shtesë. Shtesa nuk prodhoi gola, ndërsa te penalltitë e bëri diferencën portieri i Valencia, Juame Domenech, i cili priti 11 metërshat e goditur nga Pedraza dhe Perez.

Artikulli paraprakValverde i hapur për transferime të tjera
Artikulli tjetërFIFA sillet si në Mesjetë