Dzeko shpëton Romën nga humbja

Roma nuk po del nga “kriza”, pasi në pesë ndeshje radhazi nuk ka arritur të fitojë, duke mbetur në vend të pestë, madje duke e rrezikuar edhe këtë pozicion, pasi Sampdoria për pak sa nuk ka fituar. Ndeshja e prapambetur e javës së tretë, që u ndërpre për shkak të shiut në Genoa, ka përfunduar në barazim 1-1. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat sidomos për miqtë, që kërkojnë minimalisht një vend në Champions. Roma nuk po luante keq dhe u duk sikur do të fitonte me lehtësi. Por, ndërsa minutat kalonin, vendasit nisin e reagojnë. Për të ardhur në fundin e pjesës së parë, ku akordohet penallti me VAR. Quagliarella gjuan saktë, duke kaluar në avantazh vendasit. Ishte goli i 16 këtë kampionat për sulmuesin e Sampdoria-s, 4 më pak se Immobile.
Në pjesën e dytë, Roma insiston shumë, por ndërkohë rrezikon në prapavijë. Dzeko me shokë krijojnë volum të madh loje, por mungojnë goditjet në portën e vendasve. Për të ardhur në minutën e parë shtesë pas një krosi në zonë, është pikërisht Dzeko që gjuan saktë me kokë dhe barazon shifrat. Në minutat e mbetura shtesa ishte Sampdoria që krijon dy mundësi shënimi me goditje dënimi nga jashtë zone, por nuk ka më gol dhe mbyllet në barazim 1-1.

Artikulli paraprakDorëzohet Konte!
Artikulli tjetërRoma refuzon ofertën e Chelsea për Dzeko