Ngrihemi fuqishëm të shembim regjimin

Sali BERISHA

27 janari do të hyjë në historinë e kombit si dita në të cilën shqiptarët e të gjitha moshave dhe bindjeve politike guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narko-republikës, bixhoz-republikës së tyre që ndërtoi një klikë unike në Europë dhe botës pas asaj të Koresë së Veriut.
27 janari është një ftesë për gjithë fëmijët e Shqipërisë, që kanë tre vakte ushqim në ditë të kujtohen se 10% e bashkëmoshatarëve të tyre në zemër të Tiranës kanë vetëm një vakt në ditë. Sepse kjo lukuni qeveritarësh dhe pushtetarësh vjedh çdo ditë e natë shqiptarët, duke vjedhur në tendera, dogana e tatime, koncesione dhe rrënon çdo ditë gjendjen e shqiptarëve. Bashkohuni me prindërit tuaj me 27 janar të protestoni për bashkëmoshatarët tuaj që ndoshta as fuqi fizike nuk kanë për shkak të urisë, që qajnë në shtëpitë e tyre me lotët e mjerimit. Dilni dhe protestoni për ta. Fëmijë të Shqipërisë, kurrë ndonjëherë e ardhmja ska qenë më e kompromentuar, sepse ju jeni sot viktimat më kryesore të këtij regjimi.
Thirrja është për gjimnazistët e Shqipërisë studentët e nesërm të ngrihen dhe të mos pranojnë tarifat stratosferike që ka përcaktuar Noriega i Shqipërisë për interesa të klientelës private, duke vendosur për ta tarifat më të larta të kontinentit europian dhe në proporcion, katër herë më të larta se të çdo vendi tjetër të Europës. Të ngriheni gjimnazistë, se kjo është politika e dyerve të mbyllura për ju, dhe ju nuk meritoni dyert e mbyllura, por meritoni dyert e hapura për shkollën, për të ardhmen, për vendin.
Thirrja është për studentët shqiptarë, të cilët sot gjobiten për shkak të ndarjes së parave me klientelën private nga Noriega dhe ndrikulla Nikolla. Studentët kanë bërë historinë, dhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe shumë vende të Europës dhe botës. Madje dhe në vende të zhvilluara, s’kanë pranuar kurrë ata tarifa të tilla.
Taksat, tatimet, të mirat dhe pasuritë publike duhet të jenë para së gjithash në funksion të të rinjve dhe shkollimit të tyre. Ngrihuni. Ngrihuni se nesër si vend pune u pret azili, bixhozi ose droga. Të rinj shqiptar, duhet t’u dhimbset Shqipëria. Këta që u betuan e stërbetuan, këta hipokritë amoralë se do bënin këtë e atë me lojërat e fatit, i kanë 12-fishuar sot lojërat e fatit. Dhe bixhoz-republika shqiptare është i vetmi vend në botë ku bixhozi është punësuesi nr 1 i kombit.
Të rinj shqiptarë që s’ndiqni dot shkollën, se ky u ka mbyllur dyert, ngrihuni se ky po vret shpresën tuaj çdo ditë. Vrasja e shpresës nga një njëri që jeton në saraje, në parajsë përrallore me një grup kriminelësh dhe klikë oligarkësh, është qëllim kryesor. Kanë ikur shqiptarët në vitet ‘90, por të dashur studentë të ardhurat për frymë të baballarëve tuaj në atë kohë ishin të tretat më të ultat në botë, ishin 204$ për frymë, vinim pas Ugandës dhe Angolës. Kurse sot jo, të ardhurat për frymë të këtij kombi janë rreth 11 mijë dollarë. Por ato i merr oligarkia, krimi dhe pushteti kurse ju dhe njerëzve tuaj u ngelet një vakt në ditë ushqim. Duhet të ngriheni sot fuqishëm të shembim këtë regjim.
Thirrja ime është sot për të varfërit shqiptarë, të cilët kanë vetëm një prespektivë, largimin nga Shqipëria. Por Shqipëria është toka e Zotit, ska vend më të pasur se Shqipëria në pasuri natyrore. Juve nuk ju largon Shqipëria, nuk ju largon mungesa e pasurive publike, ju largojnë hajnat e pasurive publike, ju largojnë qeveritarët që kanë frikë dhe tmerr nga ju. Ndaj dhe të mblidhemi me 27 dhe t’u japim dermën këtyre noriegëve, që kanë vjedhjen dhe vetëm vjedhjen si detyrë dhe mision kryesor.
Të përndjekur politikë ju që keni qenë në 26 vite palca e revolucionit demokratik, ngrihuni sot se ndonëse bastardët e Bllokut po vjedhin dhe ndajnë pasurinë publike në mënyrë të paimagjinueshme, pasardhësve të atyre që lanë kockat në Tepelenë, Maliq dhe Spaç, tani dalin këta bastardë dhe thonë se nuk u njohin më dëmshpërblimin, paçka se ju vuajtjet në kampe e burgje i përjetuat me dramat më të mëdha familjare. Ky që premtoi se do përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve, tani do të përjashtojë nga ju 13 mijë. Ndërkohë që shpërblejnë Nushër e stërnushër, në një kohë që janë lëshuar si lukuni mbi pasuritë kombëtare, ndërsa ju duan t’u mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisnikë, të cilët ranë në kampe vetëm se ishin elitë e kombit. Bashkohuni me ne ish-pronarë dhe pronarë, sepse sot Edvin Kristaq Rama ka përdorur për ju metrin që përdorte Enver Hoxha dhe Spiro Koleka në ‘46-ën.

Qeveria e tmerruar nga superprotesta, ia mbath dy ditë para!

Të gjithë ministrat të turpëruar, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lenë këtu ikonën e nxirë të megaaferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e deputetëve. E thotë Hygo diku: “nuk njihej më as shef as flamurtarë”. Kështu jeni bërë dhe ju. Po çdo bëni ditën e protestës kur dy ditë para ja keni mbathur nga të katër anët?! Ku do futeni ditën e protestës, kaq thuajuni shqiptarëve? sb

 

Artikulli paraprakBasha: Protesta jonë axhendë e Uashingtonit dhe e Brukselit
Artikulli tjetërNesër, fundi i një kryeministri narko-trafikant