Basha: E shtuna historike, rrëzim i qeverisë, procesi politik është asgjësuar

Kryetari i PD Basha deklaron se procesi politik është asgjësuar dhe se vendi ka vetëm një institucion legjitim dhe ky është ai i protestës. Basha tha se do ti bëjë thirrje popullit të shtunën të marrë në duar fatet e tij.
“Procesi politik është asgjësuar. Ne nuk flasim më për alternativa, për programe, për arsimin, për shëndetësinë, është e gjitha një teatër sepse Edi Ramës nuk i bëhet vonë për qytetarët. Kur vjen në pushtet me votat e blera nga kriminelët, nuk të bëhet vonë për qytetarët. Për fat të mirë në demokraci mbetet një mundësi që është mundësia e fundit. nuk duhet të harrojmë që populli në demokraci e delegon autoritetin duke zgjedhur parlamentin dhe qeverinë, por autoriteti është gjithmonë në duart e sovranit dhe ky është kuptimi i së shtunës në orën 12. Eshtë thirrja e sovranit për të thënë fjalën e tij nëse e pranojmë këtë gjendje apo jo. Përgjigja jonë do të jenë emigracioni apo përballja”, tha Basha.
Kryetari i PD tha se opozita ka një strategji të hartuar në bazë të kësaj gjendjeje ku ndodhemi por pjesë kyce e kësaj strategjie tani është reagimi i qytetarëve: “Opozita e ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë të vetën. Ishte për shkakun tonë që u denoncuan kriminelët e sot në Parlament ke më pak vrasës e përdhunues dhe trafikantë seç kishte Parlamenti i kaluar. Ne bëmë betejën kundër drogës kur qeveria thoshte ishin mushkonja dhe është e vërtërë që nuk arritëm të parandalonim mënxyrën por tani të gjithë janë të paralajmëruar për projektin e kthimit të Shqipërisë në Kolumbi. Ne do kërkojmë një qeveri antimafia që të garantojë një reformë zgjedhore se pa një reformë zgjedhore pa u siguruar që zgjedhjet e tjera nuk do i vjedhin prapë banditët sic u bënë tre palë zgjedhje 2013, 2015, 2017 nuk do i fitojë aleanca me krimin se asgjë e mirë nuk do dalë nga ajo. Sigurisht që është Partia Socialiste ajo që e ka kthyer në sistem bashkëpunimin me krimin që i ka hapur të gjitha dyer kriminelëve. Që sot nuk ke vend në administratë mos shkosh dhe në zyrën më të pastër mund të mos gjesh kriminel por do gjesh vëllain ose kushëririn e kriminelit”, tha Basha.
Qëllimi i protestës së opozitës është i qartë; rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeveria antimafia.
“Do t’i kërkoj të marrë fatet e tij në dorë. këtë do ti kërkoj sovranit. Do të thotë që përmes reagimit dhe bashkimit masiv dhe jo vetëm me 27 janar por gjithë ditët e tjera në vazhdim t’ia bëjë të pamundur aleancës së krimit qeverisjen apo sundimin e vendit. Në vend të një qeverie mafia të kemi një qeveri antimafia, antivarfëri dhe pro reformës në drejtësi në vend të kapjes së drejtësisë. në vend që Tahiri me shokë të jenë ministra të jenë para drejtësisë dhe sipas drejtësi në burg”, tha Basha.
Protesta nuk bëhet për të sjellë opozitën në pushtet, por për të larguar të keqen që po largon shqiptarët nga vendi. “Nuk bëhet kjo as për karrigen time dhe as për ambicjen time. Nuk dua unë të bëhem kryeministër përmes protestës. ejani për hallin tuaj.ejani për padrejtësitë tuaja. Edhe në vendet e BE ka përbappje të tilla kur ka kriza dhe reagimi qytetar përmes protestave është mesazhi plebishitar i mos pranimit të Edi Ramës. kështu siç ka ndodhur 27 vite më parë në 91, ndonëse rrethanat ishin të tjera”, tha Basha.
Basha ka deklaruar se kurrë nuk do të bashkëpunojë me kreun e aleancës së drogës eh se ai është nyja që lidh politikën me krimin. “Nuk kam bashkëpunuar asnjëherë me Edi Ramën. Këtu ose ka naivitet ose dashakeqësi. Nuk bashkëpunoj me një kryeministër të emëruar nga krimi. Nuk bashkëpunoj me kreun e aleancës së drogës me pushtetin. Synimi im është largimi një orë e më parë i Edi Ramës. unë besoj nga thellësia e zemrës se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se pa largimin e edi Ramës nuk do të ketë as drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk do të ketë as punësim, gjithçka lidhet tek Edi Rama jo vetëm se është i paaftë apo se nuk do, por ai ai është nyja që ka lidhur politikën me krimin, PS me krinelët. pa e këputur këtë lidhje nuk kemi për të pasur asnjë çlirim, as në ekonomi dhe as në drejtësi. prandaj shqiptarët do të vinë për veten e tyre në protesët e do thonë që nuk jemi skllevërit tuaj por jemi zotër të këtij vendi dhe vendit ti hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

 

Artikulli paraprakVjedhja 9 milionë dollarë, biznesmenët kishin regjistruar biznese fiktive
Artikulli tjetërShkatërrohet organizata e drogës në Athinë, arrestohet drejtuesi shqiptar