Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Gjashtë muaj kanë kaluar, që nga koha kur James Rodriguez u largua nga Real Madridi dhe u bashkua me Bayern Munich, ku u takua me një tjetër figurë të Amerikës Latine, kilienin Arturo Vidal, i cili është një admirues i kolumbianit. Futbollist lider i kombëtares së Kilit foli ekskluzivisht për “Claro” dhe “Bayern TV”, teksa rrëfeu se gjysma e dytë e vitit 2017 ishte momenti më i keq i karrierës së tij (ai mbeti jashtë Kupës së Botës në Rusi). “James është një lojtar, i cili ka gjithçka për të pasur sukses te Bayern Munich. Në çdo kohë mund të presësh prej tij mrekulli nga goditja e lirë, nga e majta spektakolare. Ka shumë cilësi, ndaj çuditem si e lëshoi Real Madridi”, tha “Mbreti Arthur”. Vidal dhe Kili kanë mbetur jashtë Kupës së Botës në Rusi, por lojtari do të mbështesë James dhe pjesën tjetër të ekipeve të Amerikës Latine verën e ardhshme. “Ekipet e Amerikës Latine janë shumë të mira, kështu që iu uroj atyre fat. Ne do të përpiqemi për t’i mbështetur gjithmonë fqinjët tanë”, tha kilieni.

Artikulli paraprakMilani me artilerinë e rëndë
Artikulli tjetërMessi: Argjentina ka nevojë për Higuain