Real Madrid ka 300 milionë euro gati për të nënshkruar me Neymar, yllin brazilian të PSG-së. Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, ka nisur tashmë një revolucion në ekipin që financon, në mënyrë që të rinovojë grupin e lojtarëve në merkaton e verës së ardhshme. Dështimi i Real Madridit në këtë sezon e detyron atë të bëjë një rinovim të plotë dhe Neymar është qëllimi numër një. Siç është raportuar të premten nga gazeta “Marca” në faqen e parë, Real Madridi do të hyjë fuqishëm në merkato, me arkat financiare të klubit në kushte të mira. “Një revolucion 300 milionësh” është titulli në kopertinën e “Marca”, e cila shton se “Real Madridi nuk ka probleme likuiditeti për rinovimin. Arkat e klubit janë më shumë se të mbushura”.
Nënshkrimi i Neymar është një prioritet për Florentino Perez, ndërkohë që Cristiano Ronaldo duket të jetë i përjashtuar tërësisht nga projekti i ri. Kjo është arsyeja pse 300 milionët që Real Madridi ka në dorë për të nënshkruar me Neymar, duhet të shtohen edhe me përfitimet që mund të rrjedhin nga shitjet e lojtarëve aktualë madrilenë. Megjithatë, duhet të kujtojmë se PSG-ja është e qetë dhe e di se një shkëmbim mes Cristiano Ronaldos dhe Neymar është e pamundur tani për tani.
Nasser al Khelaifi, president i PSG-së, ka premtuar se do ta lejojë brazilianin Neymar të ndryshojë ajrin dhe të nënshkruajë për atë që dëshiron, nëse skuadra franceze fiton Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që thotë portali brazilian “goal.com”, duke cituar burime të afërta me lojtarin. Sipas këtij informacioni, Neymar dëshiron të bashkohet me Real Madridin sezonin e ardhshëm, gjë që ka arritur edhe në veshët e Al-Khelaifi. Dhe kjo, për të kënaqur yllin e vet, i vetëdijshëm për nevojën për të pasur atë lehtësim, presidenti i PSG-së duket se i ka premtuar Neymarit: “Nëse fitojmë Champions-in, do të lejoj të shkoni ku të doni”. Mundësia që ish-lojtari blaugrana të rikthehet në La Liga këtë verë është optimale, si një shenjë për startimin e një projekti të ri te Real Madridi, teksa skuadra e Zidanes ka zhgënjyer deri më tani, duke dalë jashtë garës për titull në Spanjë dhe Kupës së Mbretit që në gjysmën e edicionit.
Real Madridi është i gatshëm ta flijojë Gareth Bale në mënyrë që ta transferojë sulmuesin anglez, Harry Kane, në “Santiago Bernabeu”. Bale ka treguar formë të shkëlqyer që prej rikuperimit nga lëndimi që e pësoi pak para vitit të ri dhe është top golashënuesi i Real Madridit në La Liga këtë sezon. Por, prapëseprapë ai mund të largohet nga klubi gjatë verës, me një rikthim të mundshëm te Tottenham, nëse Kane kalon në anën tjetër.