Philippe Coutinho bëri debutimin e tij për Barcelonën, pasi mori “fjalët e urtësisë” nga ylli i mëparshëm, Ronaldinho. Braziliani bëri paraqitjen e tij të parë me katalanasit, që kur erdhi nga Liverpool për një marrëveshje rekord të klubit katalanas, që thuhet se ishte në vlerën e 160 milionë eurove, pasi Barcelona mposhti rivalët e Espanyol 2-0 në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Lojtari i kombëtares së Brazilit erdhi nga stoli dhe u impresionua në aktivizimin 22-minutësh të enjten, duke qenë pjesë e triumfit të përgjithshëm 2-1 të Barcelonës në “Camp Nou”.
Ishte një ditë e veçantë, sepse ishin minutat e mia të para me këtë klub, tha Coutinho. Ishte një natë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, për shkakun se si tifozët më mirëpritën. Isha pak nervoz dhe i shqetësuar, për shkak të debutimit me një klub kaq të madh, por mënyra se si të gjithë më mirëpritën më ndihmoi të qetësohem”.
Debutimi i Coutinhos erdhi pasi ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, kishte një mesazh për bashkatdhetarin e tij. Në një video të postuar në Twitter, Ronaldinho tha: “Është Ronaldo që flet këtu, për t’ju uruar gjithë fatin e botës. Jepni gjithçka dhe bëji njerëzit të lumtur, kjo është ajo që u pëlqen. Gëzo veten dhe pjesa tjetër do të të ndjekë”. Coutinho mund të bëjë debutimin në La Liga kur Barça të presë Deportivo Alavés, të dielën.