Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme në kryeqytet ku i ka ftuar për t’iu bashkuar protestës opozitare të 27 janarit për një qeveri të njerëzve dhe jo oligarkëve. Tabaku thekson se qeveria Rama ka menduar vetëm për interesin e disa biznesmenëve, të cilët kanë fituar jo veç para nga buxheti, por edhe falje taksash, ndërkohë që shumica dërrmuese e bizneseve vuajnë barrën e rëndë të taksave që u është vendosur. Gjithashtu deputetja demokrate thekson se shqiptarët po varfërohen përditë, bizneset po mbyllen përditë, taksat po rriten përditë. “Në një ftesë drejtuar edhe bizneseve për t’iu bashkuar protestës opozitare të 27 janarit për një qeveri të njerëzve dhe jo oligarkëve. Për katër vjet qeveria ka menduar vetëm për interesin e disa biznesmenëve, të cilët kanë fituar jo veç para nga buxheti, por edhe falje taksash. Kurse shumica dërrmuese e bizneseve vuajnë barrën e rëndë të taksave që u është vendosur. Shqiptarët po varfërohen përditë, bizneset po mbyllen përditë, taksat po rriten përditë prandaj ftesa jonë është edhe për to. Për të dalë në shesh edhe për të shkundur këtë qeveri që asnjëherë nuk mendoi për ta. Për të protestuar përballë një bande, e cila synon pasurimin personal dhe grabitjen e jo mirëqenien. Më 27 janar eja në protestën e opozitës!”, shprehet Tabaku.
Kryesore
Continue to the categorySapo mbarojnë zgjedhjet, qeveria heq maskën/ Formalizon kritikat ndaj SPAK-ut
Nga Dallandyshe Xhaferri/ shteg.org
Në një klimë gjithnjë e më të tensionuar mes ekzekutivit dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK),...