Vdes një i dënuar në spitalin e burgut Tiranë

Një i dënuar ka gjetur vdekjen në spitalin e burgut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e burgut në Tiranë, ku viktima qëndronte i shtruar prej datës 5 dhjetor të vitit të kaluar. Burime policore bëjnë me dije se, personi që ka gjetur vdekjen është 64-vjeçari me inicialet A.N., banues në Tiranë.
Nga veprimet e kryera në trupin e të moshuarit nuk vërehen dëmtime dhe shenja në trup, ndërsa dyshohet se vdekja e tij të ketë qenë gjendja shëndetësore jo e mirë për të cilën po kurohej kohët e fundit, njofton policia. Lidhur me rastin, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakProtestuan kundër impiantit të plehrave, Gjykata e Fierit liron 4 të arrestuarit
Artikulli tjetër11 atentate me tritol në janar, asnjë i zbardhur nga policia