5 dokumentat që nxjerrin para drejtësisë ministren e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar publikisht arrestimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një status të gjatë në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se Gjonaj me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka ekstraduar për në Itali, financierin e ‘Habiljave’ Nazer Seitin.
Ja dokumenti që dëshmon se ndrikull Etilda duhet arrestuar!

Të dashur miq, kryeprokurori Edvin Kristaq Rama, me urdhër të Saimir Trafikut urdhëroi zëdhënësen e tij Etilda Gjoni:
-1 Të ndërpresë menjëherë hetimin për trafik droge dhe të ekstradojë me urgjencë në Itali Nezar Seitin, financieri i lumit të parave të drogës të bandës Habilaj-Saimir Trafiku, duket sepse ai po jepte shenjat e të penduarit dhe të bashkëpunimit me drejtësinë.
-2 Të mashtrojë pa pikë turpi qytetarët shqiptarë se ekstradimi, pra ndërprerja e hetimit ishte bërë në përputhje të plotë me procedurat ligjore pra me miratimin e Prokurorisë sëPërgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda etj.
Në të vërtetë, me ekstradimin e tij me urdhër të Saimir Trafikut, kryeprokurori Edvin Kristaq Rama nuk pyeti asnjeri. Natyrisht në funksionin e tij nuk ka nevojë të pyesi, pasi tani ai i konsideron të gjithë prokurorët dordolecë në duart e tij.
Nëpërmejt zëdhënëses së tij Etilda, e cila firmosi me urgjencë largimin nga Shqipëria të financierit të bandës Tahiri -Habilaj, pasi u mor vesh se kryeprokurori Rama nuk kishte pyetur njeri, ai mashtroi përsëri qytetarët, duke gënjyer pa u skuqur dhe pa u zverdhur se e ekstradoi Nezar Seitin sepse:
– Nuk e kishte në dosje dokumentin e arrestimit të tij për drogë, dhe justifikimi i tij kulmoi kur ajo iu tha shqiptarëve se
– e ekstradoi se do të na sulmonte opozita po të mos e ekstradonim dhe se
-e ekstradoi se donte të ishte korrekt me palën italiane!
Në çdo vend të botës përveçse në narkoshtetin e Noriegës, askush nuk mund të ndërpresë hetimin përveç prokurorit. Në narkoshtetin e Noriegës hetimin e ndërpret kryeprokurori Edvin Kristaq Rama, duke urdhëruar zëdhënësen e tij, Etilda Gjoni të firmosi një akt të tillë kriminal për të shpëtuar lëkurën e vet nga dosjet që ia tund çdo ditë Saimir Tahiri!
Me këtë akt antikushtetues, më të rëndë se sa vetë bllokimi i drejtësisë në rastin Tahiri, Edvin Kristaq Rama do të mbyllë përfundimisht dosjet e tij dhe të Tahirit.
I bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në një revoltë të përgjithshme për përmbysjen e Noriegës dhe narkoshtetit të tij!
Këtu më poshtë keni mesazhin e nëpunësit dixhital dhe dokumentin e dosjes së zëdhënëses së Edi Ramës që dëshmon se Nezar Seiti ishte person ndën hetim. sb

Zyrtari dixhital i Ministrisë së Drejtësisë shkruan:

“Ministrja e Drejtësisë,Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve dhe drejtori i 313 si dhe shefi i Komisaritit të Rinasit duhet tëarrestohen sipas ligjit.
Ministria ja fut kot kur thotë skisha informacion burgu i ka 3 vendimet aty në kartelë të arrestuarit.Masën e sigurisë e kanë bë të parët Kr.Rënda dhe ka 3 vendime deri nëGjykatë tëLartë. Kur përgatitet ekstradimi IEVP çon kopje në DPB, DPB ja çon Ministrisë.Drejtoria që mbulon ekstradimin bën gati urdhërin Drejtoria Juridike në DPB përgatit urdhërin e drejtorit të Përgjithshëm tëBurgjeve në 5 kopje. 1. Tek IEVP (burgu) 2. Togës sëshoqërimit që do e çojënë Rinas 3. Prokurorisë që ka lëshuar urdhërin e ndalimit 4. Ministrisë 5. Kopje në protokoll çdo i ndaluar ka kartelë personale në burg.Urdhëri i ndalimit, pra e ka pas Etilda para se të përpilonte urdhrin. Pse depozitë pranëMinistrisë sëDrejtësisë urdhëri i ndalimit?Dosja komplet. Pra nuk ka mundësi si nuk e dinte ministrja as kur e bëri urdhërin e as Prokuroria që nuk është njoftuar. Këto janë vepra penale. Janë shpërdorim detyre e pengim hetimi i paraburgosuri as IEVP nuk ndryshon dot pa leje prokurori. Jo më të iki komplet jashtë. Këtë e di juristi dhe drejtori IEVP plus atë e kanë marrë me nxitim më tha polici i kollonës. As rrobat si mori. Prandaj e para duhet arrestuar ministrja e Drejtësisë për krimin e saj.Unë po ju nis procesverbalin qëështë i dosjes së vetë ministres ju lutem botojeni me respekt….”

Artikulli paraprakRama i fal Greqisë gazin dhe naftën e Jonit dhe Mesdheut!
Artikulli tjetër“The Economist”: Shqipëria në autokraci