Paralajmërimi i ambasadorit Lu: U zotuat para nesh për krimin e organizuar, ku i keni rezultatet

Një këmbanë kujtese bie nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Përmes një mesazhi në FB, kryediplomati amerikan u drejtohet politikanëve, policëve dhe prokurorëve. “Ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh – shprehet Lu. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? – pyet ambasadori amerikan. Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë- shkruan ambasadori amerikan, referuar vendimeve që priten nga Brukseli lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Tik-tak – është fjala që mbyll mesazhin e ambasadorit Lu, duke kujtuar se afati po kalon.

Artikulli paraprakBylykbashi: Nuk ka zgjedhje pa votë elektronike
Artikulli tjetërMinistri Italian i Drejtësisë reagon për ekstradimin e Seitit