Skandali i basteve në Itali mund të marrë përmasa më të mëdha. Siç bën të ditur “La Repubblica” në listë janë dhe 5 ndeshje të Serisë A dhe 11 të tjera të Lega Pro që po vëzhgohen. Kompanitë e basteve kanë përgatitur një dosje që në ditët e ardhshme do t’ju dërgohet organeve kompetente. Në dokumentacion sinjalizohen siç ndodh zakonisht flukset anomale të basteve në kampionatin që sapo u mbyll. Gjithmonë duke ju referuar të përditshmes italiane, ndeshjet e dyshuara janë Frosinone-Milan 2-4, Frosinone – Napoli 1-5, Genoa – Frosinone 4-0, Verona – Frosinone 1-2 dhe Napoli-Frosinone 4-0. Gjithsesi sipas burimit që i ka referuar lajmin “La Republica-s” fakti që në të gjitha ndeshjet përfshihet Frosinone nuk do të thotë se klubi apo lojtarët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi vlerësohet fluksi i basteve dhe për momentin Bokmakers nuk kanë instrumentet apo kompetencën për të vlerësuar diçka të tillë, por ajo që mbetet është se shumat e basteve që janë vënë janë vërtet shumë të çuditshme. Për sa i përket ndeshjes Napoli-Frosinone, Prokuroria federale ka hapur që më parë një dosje hetimi pas basteve të dyshimta mbi një karton të kuq të marrë nga një futbollist i skuadrës mike që në fillim të takimit. Mirko Gori u përjashtua nga arbitri Celi, pasi gjuajti topin kur loja kishte ndalur në drejtim të Insignes që ishte i shtrirë përtokë. Klubi cocar në atë rast e komentoi lajmin me deklaratën “se askush nuk mund të bënte aludime apo të dyshonte mbi sjelljen e skuadrës dhe lojtarëve të saj”.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...