Dy mjete me disa persona brenda jane bllokuar në zonën e Zall Bastarit në periferi të Tiranës nga përmbytjet. Për shkak të motit të keq dhe shiut të denduar mjetet rrezikojnë të përmbyten. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, një skuader e Kërkim Shpëtimit dhe një kamion i kalueshmërisë së lartë të Forcave të Armatosura janë nisur peër t’i ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodhen në dy mjetet të cilat janë bllokuar në Zall Bastar. Gjithashtu, në përfocim është nisur edhe një kontigjent nga Forcat Speciale”. Edhe në përmbytjet e mëparshme u dëmtua rëndë ura e Zall Bastarit. Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për përballimin e situatës së rëndë. Po ashtu, shiu dhe stuhia që përfshinë sot vendin kane shkaktuar permbytje. Pamjet me poshte tregojne gjendjen e rrugëve në lagjen e Kombinatit në Tiranë.
Kryesore
Continue to the categorySi i përdori Edi Rama dhe PS profilet online anonime nga...
“Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook....