Protesta kundër Trump në New Mexico

Një tubim i kandidatit republikan Donald Trump në New Mexico, u ndërpre të martën në mbrëmje nga protestues të zemëruar.
Dhjetëra pjesëtarë të policisë, shumë prej tyre me kuaj, paralajmëruan disa herë me radhë protestuesit që të qëndrojnë larg trotuarit përballë vendit të tubimit, ku mbështetësit e Donald Trump po prisnin në radhë.
Protestuesit mbanin parulla me mesazhe si “Trumpi është fashist” dhe “Mjaft kemi dëgjuar”, dogjën bluza me sloganin e Trumpit “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” si dhe hodhën gjësende të ndezura mbi policinë.
Shishe dhe gurë thuhet të jenë hedhur, duke dëmtuar një nga dyert e Sallës së Kongreseve në Albuquerque.
Disa protestues arritën të hyjnë brenda tubimit, duke ndërprerë disa herë pronarin e patundshmërive. Disa syresh u tërhoqën zvarrë përjashta derisa Trumpi po komentonte: “kjo është shumë emocionuese, apo jo?”
Tubimi shënoi vizitën e parë të Trumpit në New Mexiko, i banuar me popullatë hispanike.

Artikulli paraprakÇifti Clinton, i sigurt kundër Trumpit
Artikulli tjetërPutin: Pse e lirova piloten