Enrique, një hap larg si trajner i Chelsea

Luis Enrique Martinez është një hap larg nga nënshkrimi si trajner i Chelsea. Kështu shkruan katalanasja “Sport”. Roman Abramovich mund ta shkarkojë Antonio Conten, trajnerin e tanishëm, në orët e ardhshme dhe ish-trajneri i Barçës është i vendosur në “pole position” për të mbushur vendin e lirë. Humbja 4-1 ndaj Watford e lë trajnerin italian në një pozitë shumë delikate, pasi ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit. Chelsea është i katërti në klasifikimin e Premier League, 19 pikë të liderit, Manchester City, dhe madje rrezikohet pjesëmarrja e tij në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, sepse është fare pranë vendit të pestë.
Abramovich është lodhur nga rezultatet e këqija në një sezon që filloi keq për shkak të konfrontimit midis trajnerit dhe yllit të tij, Diego Costa, i cili më në fund u transferua tek Atlético Madrid. Conte, i cili kërkoi mbështetje publike nga Abramoviç, është i vetëm. Chelsea mund të marrë vendimin për të goditur Conten brenda orëve. Dhe Luis Enrique, me një histori të gjatë prapa tij, është i pari në listën e Abramoviçit. Luis Enrique, i cili dëgjon ofertat, mund ta marrë drejtimin e bluve të Londrës përpara përplasjes kundër Barcelonës, që korrespondon me fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kurioziteti është i madh, nëse do ta shohim Luis Enrique të luajë kundër Barcelonës dhe kundër lojtarëve, të cilët i udhëhoqi sezonin e kaluar.
Pas humbjes 0-3 në shtëpi nga Bournemouthi, Chelsea i Contes u turpërua edhe mbrëmë në udhëtim te Watfordi duke u mposhtur 4-1. Duke folur me një ton mospërfillës pas ndeshjes, tekniku italian e ripërsëriti se jeta vazhdon pavarësisht se a e humb ai punën si trajner i Chelseat apo jo. Ai i ka akuzuar lojtarët e vet se luajtën pa personalitet. “E kam të vështirë t’i përçoj mendimet e mia… shpresoj se sonte do të më kuptoni. Nuk merakosem për punën time. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120 për qind. Nëse kjo s’mjafton, në rregull është. Klubi mund ta marrë ndonjë vendim ndryshe, por nuk brengosem”, ka thënë Conte. “Ndërgjegjen e kam të pastër. Shkoj në gjumë pa problemin se mbase, mbase, mund ta bëj këtë apo atë. Tentoj të bëjë gjithçka. Nëse kjo nuk është në rregull, klubi mund të marrë vendim ndryshe. Jeta vazhdon”, ka shtuar Conte.

Artikulli paraprakCiao, Ciao Conte?
Artikulli tjetërBeton dhe projekte klienteliste, vendimet e radhës në KKT