Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar heqjen e menjëhershme të ndihmës ekonomike për 1600 familje në Qarkun e Gjirokastrës nga qeveria. Shehu theksoi se kjo është një raprezalje e vërtetë që iu bëhet këtyre familjeve, pasi ato janë vërtet të varfëra, nën limitet e mbijetesës, ku nuk i jepet asnjë alternativë tjetër, në një kohë që niveli ekonomik në Qarkun e Gjirokastrës është ulur më së paku 35%. “Një raprezalje e vërtetë në Qarkun e Gjirokastrës, shprehet Shehu në Facebook. “U ndërpritet ndihma ekonomike rreth 1600 familjeve me një vendim në një ditë. Vetëm në Tepelenë sot e kanë gjetur veten pa këtë ndihmë, 320 familje. Bëhet fjalë për familje tejet të varfëra, nën limitet e mbijetesës. Kjo bëhet pa ju dhënë asnjë alternativë tjetër, në një kohë që niveli ekonomik në atë Qark është ulur më së paku 35%. Askush nuk jep shpjegime. Vetëm arrogancë e diskriminim”, nënvizon deputeti i PD.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...