Giggs beson se Kane mund të ndjekë hapat e Gareth Bale

Ryan Giggs foli për “Sky Sports” mbi të ardhmen e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, një nga emrat që Real Madridi ka shkruar me të kuqe për merkaton e ardhshme. Ish-lojtari i Manchester United, Rayan Giggs, beson se sa më shumë të jetë e mundur, sulmuesi i Anglisë do të preferojë të qëndrojë në Londër për të fituar tituj me klubin e tij aktual: “Kur një lojtar i bashkohet një ekipi që konkurron për kampionat dhe trofe të tjerë, duhet një hap tjetër, por kur fitoni diçka me ekipin ku jeni formuar, është e ndryshme, më e veçantë”.
Uellsiani mendon se Kane e pëlqen idenë e fitimit të një titulli me “Spurs” në stadiumin e ri. Por, Giggs nuk mendon se është e lehtë kjo, duke marrë parasysh konkurrencën në Premier League dhe kjo mund ta bëjë atë të bëjë kthesë në karrierën e tij dhe të vendosë për të shkuar në një ekip tjetër, siç bëri Gareth Bale, kur ai vendosi të largohet nga Tottenham dhe iu bashkua Real Madridit: “Sidoqoftë, Harry Kane mund të mendojë ta lërë Tottenhamin e të shkojë në një ekip tjetër, si Gareth Bale, i cili ka fituar tri Champions me Realin”.
Real Madrid ka vendosur të shesë Isco-n. Sipas të përditshmes “As”, Zinedine Zidane, nuk është aspak i kënaqur nga paraqitjet e ish-talentit të Malaga-s dhe Florentino Perez duket se është vënë në kërkim të zëvendësuesit për sezonin e ardhshëm. Isco, i cili ka rinovuar kontratën deri më 2022-in, me një klauzolë 700 milionë euro, kërkohet nga shumë skuadra.

Artikulli paraprakSalah, De Bruyne e Robben…
Artikulli tjetërDëshira e Fenomenit