Protestë në Tepelenë, qytetarët kërkojnë ndihmën ekonomike

Qytetarët e Tepelenës kanë protestuar para Bashkisë, pasi nuk kanë marrë ndihmën ekonomike dhe se si pasojë e kësaj ndërprerje janë cenuar minimumi jetik për rreth 460 familje të kësaj zone, ndihma u është ndërprerë dhe për këtë organet e pushtetit lokal nuk kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi zyrtar. Një qytetar është shprehur se, ai është i papunë dhe ndihma ekonomike i është ndërprerë. Ata kërkojnë takim me kryetarin e Bashkisë.
“Erdha për të marrë ndihmën ekonomike, por më thanë që nuk je më pjesë e listës. Por si ka mundësi? Unë jam i papunë, kam edhe një fëmijë për të rritur. Nuk di ku të shkoj, më thonë të aplikoj, por mua më duket qesharake sot. Janë falco këto aplikime. Vijnë ndihmat këtu, për shembull kanë ardhur dyshekë dhe asgjë nuk na kanë dhënë. Iu dhanë me miq, i morën ata që ishin në bashki. Nuk e dimë ku të vemi, nesër do të dalim në pension”, u shpreh i revoltuar një qytetar.
Ndërsa punonjësi i Bashkisë është shprehur se, nga deri tani vetëm 81 familje përfitojnë ndihmën ekonomike dhe të tjerat janë skualifikuar për shkak të sistemit të pikëzimit.

Artikulli paraprakIsh-deputeti Peza tek Krimet e Rënda, për fshehje të pasurisë
Artikulli tjetërArroganca me kulturën e artin është fundi i demokracisë