Një kockë për “aktivistin” që luante teatër me mbrojtjen e Parkut

Veliaj i dha një kockë të ashtuquajturit aktivist i Shoqërisë Civile, Eljan Tanini për t’i mbyllur gojën. Tanini ishte njëri nga protestuesit kundër ndërtimit të parkut të lodrave tek Liqeni Artificial, por prej një muaji zëri i tij nuk u ndje më për shkak të kockës që i dha Veliaj. Dje, Tanini është shpallur fitues i një konkursi të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Edhe pse aktivistët, pjesë e tyre Eljon Tanini, e “akuzuan” kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjësin kryesor për masakrën që ata pretendojnë se po i bëhet kurorës së gjelbërt të kryeqytetit, kjo nuk ka bërë që fituesi t’i shtrëngojë dorën në formë miqësore Veliajt.
Gjatë një ceremonie të organizuar nga Bashkia ku u përzgjodhën 4 fituesit e parë të konkursit për skulpturat e Parkut, që do të vendosen në parqet kryesore të kryeqytetit është shkrepur edhe një foto, ku Tanini i shtërngon dorën Veliajt. Ky shtrëngim duarsh nuk ka qenë aq i rastësishëm, pasi Eljan Tanini është përzgjedhur mes fituesve të këtij konkursi me veprën e tij “Raketa” që sipas Veliajt do të vendoset në Parkun e ish-Fushës së Aviacionit.
Këndi i lojërave te Parku i Liqenit nuk është inauguruar ende nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ky premtoi se gjithçka do të jetë gati në 1 qershor. Protestat e Shoqërisë Civile u zbehën ngadalë dhe tashmë janë harruar edhe nga vetë protagonistët.
Qytetarët që protestuan kundër betonit në park ishin shumë, por njëri prej tyre ra në sy për shkak të artikulimit dhe ideve të qarta. Eljan Tanini tërhoqi vëmendjen e mediave si një përfaqësues i të rinjve protestues, larg ndikimit të partive politike. Por pas të fortëve që Erjon Veliaj dërgoi në park për të rrahur protestuesit, pas brutalitetit të policisë që shoqëroi në komisariat protestuesit, Eljani duket se ka pësuar një transformim të plotë.
Ende pa u mbyllur punimet në Park, Eljan Tanini i harroi protestat dhe është bërë palë me Erjon Veliajn. Fillimisht iu bashkua protestës kundër gjykatave. Një foto e publikuar në media e tregon teksa duartroket fjalimin e Velisë.
Dje u publikua një foto tjetër. Eljan Tanini dhe Erjon Veliaj shtrëngojnë duart, pasi ai ka marrë një çmim nga bashkia, që do të vendosë “një avion” të krijuar nga Eljan Tanini në Fushën e Aviacionit.
“Ëndrra Fëmijërie” titullohej “vepra” e Taninit që Veliaj e vlerësoi me çmim. Përveçse një tallje e hapur me qytetarët, kjo lojë bëhet më e turpshme, nëse ka qenë e mirëmenduar. Natyrshëm lind pyetja: A është përdorur Eljan Tanini nga Veliaj për protestat tek Parku i Liqenit? Roli i të dyve i ngjan një skeme që dikur Edi Rama përdori me vetë Veliajn, kur ai gjoja protestonte kundër PS si përfaqësues i Shoqërisë Civile, me synimin për t’u katapultuar vetë në PS. Të gjithë palaçot gjejnë strehë tek Veliaj.

Artikulli paraprakTritoli në HEC-in e Gjegjanit, Berisha: Goditje fatale për investitorët e huaj
Artikulli tjetërPolicia e Veliajt i sekuestron karrocën e kokoshkave, gruas i bie të fikët