Berisha i bën apel SHBA e NATO-s: Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës, lojë me zjarrin në Ballkan!

Sali BERISHA

Edi Rama mbështet projektin antikombëtar të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës!
Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen e Kosovës në kuadrin e një shkëmbim territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afërmi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Preshevë Vuçiç-Rama.
Të dashur miq, ky projekt përbën hapin e parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë. Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një, por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndezë vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme.
Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej apatridi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale.
Ju bëj thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan, pasi kjo do të shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme në rajon! sb

Artikulli paraprakSi po e keqpërdor Rama, “Top Channel” për faljen e detit, reagimi i Berishës
Artikulli tjetërA ia vlen të blesh apartament tani, çfarë po ndodh me tregun?