Foshnja dy javëshe vdes në spital, shenjat në trup që i gjetën mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje dy javëshe humbi jetën. Mjekët e maternitetit konfirmojnë se foshnja ka pasur dy shenja, prerje në pjesën e kokës dhe të kofshës, që dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia e nënës, V. K. e identifikuar si person me probleme psikike.
Gruaja 40-vjeçare ka kryer lindje në shtëpi para dy javësh dhe dje ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, në gjendje të rënde shëndetësore bashkë me foshnjën. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, foshnja nuk ka mundur të shpëtojë. Pas kryerjes së procedurave, nëna është transportuar në spitalin neurologjik dhe po mbahet në mbikëqyrje nga mjekët, ndërsa t organeve kompetente po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
“Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë.
Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakFieraku i kërkuar në SHBA për krime kibernetike përfitoi 675 mijë dollarë
Artikulli tjetërPas prishjes së Teatrit, rradhën e ka Pallati i Sportit ku do ngrihet një tjetër kullë