I ra suvaja e tavanit mbi kokë, reagon ministria, Dyshemeja: Mësuesja po qëndronte në vendin e gabuar

Pas incidentit ku një mësuese ngeli e plagosur pas rënies së suvasë së tavanit, në kohën kur ajo po shpjegonte mësimin, ka reaguar Ministria e Arsimit. Sipas ekspertëve të kësaj ministrie, mësuesja ka qënë pozicionuar gabimisht kur po shpjegonte mësimin.
“Ajo ishte vendosur shumë në qendër, në një pozicion as andej as as këndej” ka thënë Z.Përparim Dyshemeja nga zyra e Pozicionimit Politiko-Arsimor. “Ky pozicionim jo i qartë ka bërë të mundur edhe plagosjen e saj”, ka shtuar ai.
Z.Dyshemeja ka theksuar gjithashtu se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një sërë trajnimesh me mësues në të gjithë vendin për sa i përket pocizionimit të duhur në klasë por edhe jashtë saj. “Mësuesve i është bërë e qartë se pozicioni më optimal i qëndrimit në klasë është ai në krahë të majtë të nxënësve, duke u mbështetur pas murit, ashtu siç tregohet në foton e mëposhtme”, ka bërë të ditur ai.
I pyetur nga media nëse rënia e suvasë mund të rrezikojë edhe jetën e fëmijëve, Z.Dyshemeja u përgjigj se fëmijët janë jashtë rrezikut. “Suvaja e hedhur aty nga Bashkia e Tiranës është një suva inteligjente, fjala e fundit e teknologjisë. Ajo nuk godet asnjëherë fëmijët”, ka siguruar ai.

Shkolla 9 vjeçare Osman Myderizi u rikonstruktua në verën e vitit 2016, kohë në të cilën Bashkia e Tiranës drejtohej nga Erion Veliaj. Njëpostim në Tëitter nga kryetari i Bashkisë tregon përgjegjësinë direkte të tij për cilësinë e dobët të punimeve të godinës, që vunë në rrezik shëndetin e fëmijëve të mitur. Siç duket nga postimi në Tëitter, Erion Veliaj nxiste kompanitë e ndërtimit të mbaronin punimet në shtatorin e vitit 2016.
Elbarina Toshkallari, mësuesja e shkollës Osman Myderizi në Tiranë mbeti e lënduar para tre ditësh, kur suvaja ra nga tavani kur ajo shpjegonte mësim. Mësuesja u dërgua menjëherë në urgjencë, ku mori ndihmën e parë. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Toshkallari shpjegonte mësimin në klasë, por fatmirësisht asnjë nga fëmijët që ndodheshin në klasë nuk u dëmtua.

Artikulli paraprakRama: Dhori Kule spiunoi tek Ministria e Arsimit, rektorin Koni
Artikulli tjetërBasha përkujton Prek Calin dhe kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë