Bashkimi Evropian paraqet partnerin kryesor ekonomik me pjesëmarrjeje në eksport dhe importe me 40 për qind dhe investime të huaja direkte me mbi 50 përqind.
Ky partneritet i referohet një klime të favorshme ekonomike që Kosova po ofron, i referohet fitimeve të investitorëve dhe ekonomisë së Kosovës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë lansimit të platformës së dialogut mes investitorëve evropian dhe Qeverisë të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian.
Kryeministri Mustafa pret që investitorët evropian të jenë promotor kryesor për investime të reja aq të nevojshme për ekonominë kosovare.
Ai tha se deri më tani ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por sipas Mustafes janë duke bërë investime sikur që është projekti Kosova e Re. Ai tha po ashtu se janë duke bërë reforma si Qeveri dhe i kanë identifikuar ato.
I pranishëm në event ishte edhe shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili tha se ekonomia e Kosovës vazhdon të sfidohet nga industritë e huaja, nga korrupsioni, papunësia dhe varfëria e madhe. Por, sipas tij, duhet angazhim më i madh institucional duke i luftuar këto dukuri negative për thithjen e investimeve që të zhvillohet ekonomia në përgjithësi.
Kurse, kryetari i Këshillit Evropian për Investime, Emmanuel Mitosu tha se qëllimi i platformës është që të lehtësojë hapjen e bisedimeve mes investitorëve evropianë dhe përfaqësueseve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se pas hyrjes në fuqi të MSA, është rritur nevoja për përmirësim të klimës së bashkëpunimit . Por, sipas tij ajo që duhet synuar është se duhet më shumë punë e më pak fjalë.
Këso lloj platformash të dialogut, sipas organizatorëve duhet të ndodhin së paku dy herë në vit