Albana Vokshi, deputetja demokrate deklaroi dje në Kuvend se Ligji për Arsimin e Lartë ka dështuar. Deputetja Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit rrëfeu statistikat që ministrja e Arsimit u ka dërguar lidhur me aktet nënligjore të miratuara dhe të pamiratuara. ‘Ka treguar edhe listën e akteve nënligjore, 27 që duhet të miratoheshin, numri i të miratuarave 18. Pra, kemi 9 akte të pamiratuara. Udhëzime të ministrit janë miratuar vetëm 6, tha Vokshi. Vokshi u shpreh se, ka gati 3 vite që një pjesë e mirë e këtij ligji nuk zbatohet, duke e quajtur një ligj klientelist. “I miratuar në protestë nga stafi akademik sot po tregon që ka dështuar! Dhe kjo pranohet nga vetë ministrja. Atëherë kush është përgjegjëse?! Është vetëm një: ministrja Nikolla që drejton Ministrinë e Arsimit!’, theksoi deputetja. Sipas Vokshit, Rama është i nervozuar, sepse është i ndërgjegjshëm që fundi do t’i vijë prej ligjit. ‘Po ç’ka kryeministri atëherë që është i nervozuar?! Pse sulmon, fyen, përçmon mësuesit, pedagogët, akademikët, artistët?! Pse kërcënon me bukën e gojës apo me ‘koka të prera’ të vëna si trofe në tepsinë e pushtetit të tij?! Sepse Edi Rama e di që fundi do t’i vijë pikërisht prej ligjit! Dhe nëse hapen negociatat, të cilat urojmë të hapen sa më parë, Brukseli do të shtrëngojë darët e llogaridhënies në Tiranë! Nuk ka më shanse diplomatike të livadhisë në ekrane e të mbajë më shumë se tre vite fshehur kanabizimin e Shqipërisë, nuk mund të mbajë më të fshehur as ministrat e tij trafikantë apo të fusë në Parlament tutorë vajzash apo trafikantë fëmijësh, deklaroi nga foltorja deputetja demokrate.
Kryesore
Continue to the categoryOrjola Pampuri: “Sporti dhe arti nuk jetojnë vetëm me duartrokitje!”
Kandidatja për deputete në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Orjola Pampuri, ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të sportistëve dhe artistëve shqiptarë, të...