Dy prej anëtarëve të përzgjedhur për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Këshllit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) kanë qenë hetues në kohën e komunizmit. Madje jo hetues të zakonshëm, që kryenin me korrektësi ligjin, por të tillë që i tejkalonin kufijtë e tij deri në përdorimin e torturave antinjerëzore. U shkulnin thonjtë me pinca të hetuarve për të arritur ti detyronin të pranonin faje që nuk i kishin kryer…
Deklarimi ka ardhur nga gazetari Basir Çollaku, i qenë prezent në emisionin “360 gradë”, ku temë diskutimi është: “Drejtësia e re, e Ramës apo e vetttingut”. Ndërsa diskutohej rreth cilësisë së personave të përzgjedhur në dy strukturat e reja, KLGJ-KLP, gazetari Çollaku ka kundërshtuar se ndër to janë të gjithë të pastër dhe pa mëkate në të shkuarën.
“Nuk ka Shqipëria 20 juristë dhe juriste që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe që nuk kanë lidhje as me komunizmin. Dy persona që janë përzgjedhur kanë qenë hetues në komunizëm dhe në ’62-n kanë dënuar xhaxhain tim. Këta që shkulnin thonjtë me pinca në ’62-n do të na japin drejtësi në 2018-n?
Çdo parti që i çojnë aty dhe japin urdhrat, i zbatojnë. Ndërkombëtarët i kanë thënë se këta hetues nuk bëjnë dhe mazhorancës i bëjnë. Ky draft ka dalë nga ambasada amerikane me vulën e Sorosit. Ka paguar 500 mijë euro. Është krijuar ideja që kryeprokurorja ka ardhur me mbështetjen amerikane. Gjëja e parë që bëri ishte shkërmoqja e dosjes më të nxehtë të mazhorancës”, ka thenë Çollaku.
Nga gjyqtarë të komunizmit tek familjarët e Veliajt, lista me emrat skandalozë të Ramës për KLGJ/KLP
Në mënyrë specifike do ju parashtroj disa prej rasteve më të rënda: Fatmira Luli, gjyqtare në periudhën e komunizmit. Ka dënuar me dënime politike deri para rënies së komunizmit dhe një nga vendimet e fundit është një dënim i datës 20 prill 1991 të një qytetari të Tiranës vetëm pse ka marrë pjesë në protestën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. Nuriha Sehiti prokurore që ka marrë pjesë rregullisht në gjyqe politike, duke kërkuar rregullisht dënime të ashpra për qytetarët për agjitacion dhe propagandë apo për të tradhëti të lartë ndaj atdheut për shkak se kanë kapërcyer kufin për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste e asaj kohe. Kandidati Gent Ibrahimi, pavarësisht rekordit profesional, në mënyrë specifike ONM-ja konstaton faktin që kandidati nuk përmbush kushtin e periudhës 5-vjeçare si pedagog në Shkollën e Magjistraturës i jashtëm ose i brendshëm, ONM me tagër të drejtpërdrejtë kushtetues e skualifikon si në mospërputhje me kriteret ligjore.
Kandati Alfred Balla gjithashtu është skualifikuar nga ONM jo vetëm për mospëmbushje të periudhës së kërkuar nga ligji në Shoqërinë Civile, pra 5 vite kontribut në Shoqërinë Civile, por në mënyrë specifike ONM shprehet se, “Ka paraqitur si platformë konkurimi indikisht platformën e një kandidati tjetër të skualifikuar, Plarent Ndrecës, ky akt përbën një mospërmbushje të kritereve morale nga ana e kandidatit”.
Kandidatja Naurela Llagami, është konstatuar nga institucionet gjatë procesit se nuk plotëson kushtet për sa i përket afatit në eksperiencën profesionale, jo vetëm në konflikt interesi me institucionet përzgjedhëse (kontrata pune me subjektet vendimmarrëse në komisionet, të cila e kanë përzgjedhur si kandidate), nuk e vërteton me dokumenta që ka qenë pjesë e Shoqërisë Civile, sepse në të njëjtën kohë ka qenë këshilltare në Gjykatën e Lartë dhe e ka pasur të ndaluar të ishte e punësuar në komisionet e tjera. Gjithashtu, rezulton të ketë qenë në marrëdhënie partneriteti me familjarë të kryebashkiakut të Tiranës. Kjo tregon qartë edhe preferencën politike. Kandidatë të tjerë si rasti në fjalë janë skualifikuar për të njëjtat kushtet që janë identifikuar në këtë rast, por kjo ka kaluar, ndërsa të tjerët janë skualifikuar nga filtrat.
Kandidati Maksim Çoku, pedagog i së drejtës, por bie në komision nga anëtarët e opozitës, është idenfikuar fakti që ka qenë në organet drejtuese të partive politike në 10-vjeçarin e fundit e për rrjedhojë përplaset me këtë kriter ligjor.
Ju përmenda disa prej rasteve që jo vetëm korruptojnë listat që i janë paraqitur Kuvendit për votim, sepse nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Jo vetem kemi situatën antikushtetuese se si kanë ardhur, por ajo që është më e rëndësishme, duhet thënë dhe diçka tjetër, përtej faktit që sa herë ne do të përzgjedhim kandidatët e Edi Ramës shorti është i paligjshëm, por mbi të gjitha dje nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin e Shqipërisë. Kushtetuta kërkon që Kuvendi të votojë me 94 vota, dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruar. Dje, nuk ka ndodhur proces votomi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Porcesi i votimit është nul për një fakt të thjeshtë kushtetues. Neni 78 i Kushtetutës përcakton: Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar në rastin konkret, Kushtetuta parashikon 94 vota bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, në jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor dhe juriprudencën kushtetuese të vendeve të tjera përfshirë Kosovën.
Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin e një akti të caktuar. Për rrjedhojë, duke qenë se në sallë dje në procesin e votimit ishin vetëm 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, pavarësisht preferencës për listën, procesi i votimit është nul, nuk ka votim e për rrjedhojë nuk mund të hyjë në funksion dispozita automatike për emërimin e kandidatëve.
Opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë antikushtetuese që u inskenua në Parlamentin shqiptar në këtë periudhë. E për rrjedhojë, nuk mund të bëhesh pjesë e atij procesi. Është detyrimi i mazhorancës që të ulesh të kërkonte zgjidhjet kushtetuese dhe politike në mënyrë që të kishim një proces siç u projektua në datën 21 korrik 2016. Tentativa e Edi Ramës për ta kapur me çfarëdo lloj mbështjetje dhe çdo lloj përpjekje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rrënuar procesin. Për rrjedhojë, lista e djeshme është nul, procesi i djeshëm është nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik.
Nëse do të konsituoheshe në të ardhmen KLGJ ose KLP me këta 5 anëtarë në secilën trupë do të rrënonin legjitimitetin kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë, e për rrjedhojë do të bënim nul vendimmarrjet e këtyre organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Këtë thotë Kushtetuta, shteti i së drejtës në Shqipëri bazohet mbi Kushtetutën e shkruar. Nuk bazohet as në memo as në memorandume bashkëpunimi midis institucioneve. E vetmja gjë që kërkon Kushtetuta është që çdo veprim i institucioneve të bashkohet në Kushtetutë dhe në ligj e për rrjedhojë, çdo shtytje më tej në këtë rrugë antikushtetuese nuk do të bëjë gje tjetër, veçse jo vetëm do të cënojë këto institucione, por do të vonojë më shumë Reformën në Drejtësi. Edi Ramës i intereson Reforma në Drejtësi që të kapë sistemin e drejtësisë, opozitës i intereson “Reforma në Drejtësi” siç e përcakton Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias.