PYETJE: Shqiptarët e Kosovës kanë një lloj simpatie të vëçantë për ju dhe shumë thonë që kjo ndodh edhe për shkak të mbiemrit tuaj, Berisha është një nga mbiemrat më të përhapur në Kosovë.
SALI BERISHA: Fisi Berisha, që është dhe fisi më i madh e më numerik i të gjitha fiseve, në Tropojë është pakicë ndërsa në Kosovë është shumicë. Kështuqë edhe kjo mund të ketë luajtur rol, por më shumë nga të gjitha them se kanë luajtur rol përpjekjet e përbashkëta dhe të suksesshme që kemi bërë me autoritetet e Kosovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
PYETJE: E keni përjetuar si përgjegjësi simpatinë e kosovarëve?
SALI BERISHA: Kosovën e kam përjetuar si një detyrë time kryesore. Po të marrësh Sali Berishën të ri, ose Sali Berishën në shkollë të mesme ose fëmijë, ëndrra e tij nuk ishte kurrë politika, ëndrra e tij ishte të luftonte për Kosovën sepse unë kisha parë te ata njerëz të mi një brengë të atiilë, dhe ata ndiheshin shumë të brengosur dhe poshtëruar që Kosova për t’a ishte tokë e ndaluar. Kështuqë e kam thënë kurtakova luftëtarët në 92, pasi bëra një ekspoze mbi një orë më kthehet njëri e më thotë “çfarë do bësh ti për ne”?
I them unë nuke kam ndërmënd të sulmojë Jugosllavinë por unë gjysmën e kohës do punoj për Shqipërinë dhe gjysmën e kohës për Kosovën. Dhe unë i jam përmbatur kësaj me shumë vendosmëri dhe pa u lëkundur asnjëherë. Mendoj se ka qënë e një rëndësie shumë të madhe rezoluta, dokumenti i samitit të organizatës së sigurisë dhe bashkëpunimit europian ku ne arritëm të shkëpusim çështjen e Kosovës nga ish Jugosllavia dhe ta nxjerrim veças, se përpara trajtohej me Serbinë mirëpo kjo i njihte Serbisë autoritetin mbi Kosovën. Fakti që e norrëm veças në një paragraf të veçantë, futëm aty për herë të parë që çështja duhet të zgjidhet me dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e palës së tretë. Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për kohën.
Kjo autorizonte palën e tretë, pa marrë leje nga Millosheviçi, që të zbriste në Prishtinë dhe të ftonte Prishtinën që të takohej në mënyrë të pavarur me ta. Për këtë paragraf, rusët e kanë mbajtur deri në dy të natës samitin por në fund, pasi ne nuk lëshuam, u pranua kjo. Kjo pastaj solli mbrapa angazhimin e Lordit Oëen dhe Sajrus Uens në zgjidhje, pastaj shkoi gradualisht duke e shkëputur problemin nga çështje e të drejtave të njëriut në çështje madhore politike, dhe përpjekja jonë u konkludua në 1994 me rezolutën në të cilën 137 shtete votuan në OKB për të drejtën e vetëvendosjes popullit të Kosovës. Kjo rezolutë ka shërbyer si bazë e të gjitha dokumentave të tjera ndërkombëtare pas saj. Dhe nëse e merrni dokumentin e parë të Rambujesë, është transkriptim i kësaj rezolute, natyrisht të imponuar nga NATO, i cili thoshte trupat e NATO-s futen në Kosovë dhe pas një periudhe trevjeçare Kosova bën një referendum për të vendosur. Pastaj e modifikuan në Rambuje por dhe ky krijonte mundësi për pavarësinë e Kosovës, ishte më dredharake por sërish e krijonte. Ata u përpoqën shumë që të zëvendësonin NATO-n me OSBE si garant, po kjo ishte pastaj pa asnjë lloj prespektive për Kosovën. Pra diplomacia shqiptare u angazhua me të gjithë potencialet e saj, natyrisht këtu rol kryesor kishin SHBA të cilët u treguan përcaktues në Helsinki, ishin ata që e thyen delegacionin rus dhe që u vendos ai paragraf. Rezoluta e 94 ishte një arritje shumë e rendësishme në rrafshin ndërkombëtar.
PYETJE: Kur keni pritur në atë kohë në pozitat si kryeministër presidentin amerikan Bush, për shqiptarët e Kosovës ka ngelur e paharruar deklarata e tij se Kosova do bëhej e pavarur me çdo kusht. Cila ka qënë biseda juaj paraprakisht, ishit në dijeni që do bënte një deklaratë të tillë?
SALI BERISHA: Ai erdhi me ndjenjat më miqësore për Shqipërinë. Unë edhe me të atin kam patur shumë miqësi. Në zyrë më pyet dhe më kërkon ti flisja për Kosovën dhe situatën në rajon. Cila është zgjidhja që mendon ti, – më pyet. Dhe unë i them se pavarësia është e vetmja zgjidhje dhe i bëj argumentimin.
Më pyeti kur mendon ti. Anëtarët e delegacionit shtangën. E kuptova që shtangën sepse mendonin se unë do tu thoja pas dy javësh. Natyrisht unë i thashë se meqë ju e keni ndarë mëndjen për këtë punë, merrni kohën tuaj që ju duhet, ne u jemi mirënjohës sepse kjo është një gjë e jashtëzakonshme por përsëri merrni kohën që ju duhet për të diskutuar me partnerët këtë çështje. Ai vinte nga takimi i Grupit të 8 në Gjermani ku për hir të së vërtetës nuk e kishin mbështetur idenë e pavarësisë. Fillimi i vitit 2005 pati një lloj ujdie që skemi zgjidhje tjetër përveç pavarësisë, pastaj se çfarë ndodhi në gjysmën e dytë të 2005 dhe fillim 2006, por në Europë përveç britanikëve e verteta është që nuk e mbështeste më njëri.
PYETJE: E dini pse ndryshoi ky qëndrim?
SALI BERISHA: Jo nuk e kam kuptuar. Jam perpjekur por nuk e kam kuptuar. Natyrisht ne te gjitha takimet unë Kosovën kisha problemin kryesor. Në atë kohë shtrova tezën që pavarësia e Kosovës është rruga e vetme për ti dhënë fund fluiditetit të faktorit shqiptar në Ballkan. Interlokutori im në Bruksel më pyet: “po Shqipëria është një shtet kaq vite i pavarur”. I them se është por është në shtrëngicë, tani kombi duhet të marrë një zgjidhje dhe zgjidhja është pavarësia e Kosovës.
PYETJE: Cili ishte reagimi?
SALI BERISHA: Shënim dhe e shpërndau në të gjitha kancelaritë europiane tezën. Se dhe kaq me dëshirë rikthimin tim për çështjen e Kosovës nuk e kishin se mendonin se mos po dal me ndonjë tezë. Unë e kisha shumë të unifikuar qëndrimin tim me autoritetet e Kosovës por kishte dhe idera se mos unë do dilja me idenë e bashkimit kombëtar etj, gjë të cilën unë e kisha ndarë mëndjen se do respektoja zgjidhjen e autoriteteve të Kosovës. Në shpirt unë atë quaj zgjidhjen më të shkëlqyer për kombin por në vend të një zgjidhje maksimale je i detyruar të pranosh një zgjidhje optimale./Kohavision/