Buffon: Kam menduar dy herë largimin nga Juventus

Gjatë një programi të Maurizio Costanzo, i quajtur “Intervista”, portieri i Juventus, Gigi Buffon, ka folur për karrierën e tij me bardhezinjtë. “Më ka ndodhur në dy raste të jem pranë largimit nga Juventus. Kanë qenë momente kur nuk ndihesha më i përfaqësuar nga vlerat e kësaj skuadre. E kuptoja që nuk isha vetvetja dhe kisha dalë nga rryma dhe gjëra të tilla nuk mund të bashkekzistonin. Por fatmirësisht gjërat shkuan në mënyrën e duhur dhe u lidha sërish me klubin tim”, tha numri 1 i bardhezinjve.
“Më i bukuri ka qenë i pari nga këto gjashtë tituj radhazi, vazhdoi Buffon. Ishte si një rreth që po mbyllej. Periudha më e shëmtuar nuk ishte Serie B, por dy vitet me radhë ku dolëm në vendin e shtatë. Atje kishim humbur identitetin tonë, shpirtin tonë. Për dikë që kishte përjetuar lavdinë e Juventus ishte e tmerrshme. Ajo situatë më merrte frymën dhe ishte një nga momentet që mendova largimin, por gjërat ndryshuan radikalisht dhe jam me fat që qëndrova në këtë klub të madh”.

Artikulli paraprakDeri në vitin 2006 vetëm Britania mbështeste Pavarësinë për Kosovën në Europë
Artikulli tjetërPse Rugova ishte një gjeni në politikë, Berisha rrëfen takimin e parë në ‘91