Ekonomia shqiptare e ka përkeqësuar më tej treguesin e produktivitetit të punës gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, raporti i shitjeve neto për punonjës zbriti në 4 milionë lekë në rënie me 3.2% krahasuar me një vit më parë. Në sektorin prodhues produktiviteti i punës ra me 6.3%, ndërsa në atë të shërbimeve rënia ishte 1.5%. Këto statistika dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të përkeqësohet në një prej treguesve më të rëndësishëm të konkurrueshmërisë së biznesit. Sipas një studimi të vitit të kaluar nga ekspertë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në rajon dhe në Europë. Produktiviteti i punës në Shqipëri vlerësohet se sa një e treta e mesatares rajonale dhe sa një e pesta e 11 vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Një produktivitet i ulët nënkupton një eficiencë të dobët dhe disavantazh konkurrues për një ndërmarrje apo për një ekonomi. Në rajon, produktivitetin më të lartë e kanë Bosnja dhe Serbia, ndërsa edhe Kosova, që është e parafundit, ka një produktivitet pune rreth 50% më të lartë se Shqipëria. Faktorët kryesorë që përcaktojnë produktivitetin në një ekonomi janë aftësitë e forcës së punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset e prodhimit. Kostoja e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë duket se janë kthyer në një lloj bumerangu për ekonominë shqiptare. Për shkak se pagat janë të ulëta, shumë ndërmarrje nuk kanë nxitje të investojnë në teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit dhe shkurtim të kostove të punës.
Kryesore
Continue to the categoryDenoncimi i Mirela Karabinës: Shkolla “Edith Durham” shembet në mesin e...
Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka denoncuar prishjen e shkollës "Edith Durham"...