Jose Mourinho shpreson se Manchester United do të përforcohet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës, me Sevilla. Sëmundja e Paul Pogba në mëngjesin e sfidës së “FA Cup”, të shtunën, në Huddersfield Town, kufizoi mundësitë e mesfushës së Mourinhos, me të riun Ethan Hamilton që zëvendësoi transferimin rekord të klubit. Romelu Lukaku shënoi dy herë për të siguruar një fitore 2-0 në “FA Cup”. Dueli i ardhshëm i “Djajve të Kuq” është një udhëtim i frikshëm në “Ramon Sanchez Pizjuan”, por Mourinho shpreson të ketë Ander Herrera, Marcus Rashford dhe Antonio Valencia përsëri në dispozicion, megjithëse rimëkëmbja e Pogba mbetet mister. “Unë nuk pushova një lojtar të vetëm, kështu që kishim çdonjërin në dispozicion, këtu u tha Mourinho gazetarëve. Nuk kam pushuar askënd, kam sjellë dy fëmijë, që luajtën 90 minuta, sepse nuk kam ndonjë tjetër lojtar. A mund t’i shërojmë disa prej tyre për të mërkurën? Mendoj se Rashford, Herrera, Valencia… e kanë një shans. Paul, unë nuk e di. Marcos Rojo, Phil Jones, Marouane Fellaini, Zlatan Ibrahimoviç…, nuk mendoj se kanë ndonjë shans. Ne arrijmë në këtë moment vendimtar me disa probleme, por mendoj se mentaliteti është shumë i rëndësishëm, kemi etikë të fortë të ekipit, mentalitet të fuqishëm. E dimë se është një ndeshje shumë e vështirë, por ne shkojmë për të fituar”.
Kryesore
Continue to the categoryBiznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet
Në lokalet e Tiranës apo në aeroporte është bërë e zakonshme të shohësh të huaj me hundë e kokë të fashuar, apo me maskë...