Sy e veshë nga “Stamford Bridge”, luhet finalja e parakohshme e Champions

Gjashtë vjet më vonë, Barça kthehet në vendngjarje. Sonte, ora 20:45, në “Stamford Bridge”. Tempulli i Chelsea pret një duel të lartë-fluturues. Skuadra e Ernesto Valverde duhet të jetë shumë e kujdesshme kundër Chelsea, sepse blutë e Londrës duken “me lëkurë qingji”, pas heqjes së “posterit” të tyre si kampionë të Anglisë, duke qenë 19 pikë prapa Manchester City në Premier League. Sidoqoftë, mos harroni se edhe Real Madridi është 17 pikë larg prej azulgranëve në La Liga, por tashmë kanë fituar përparësi në Champions, në raport me PSG-në, të cilin e mundi 3-1 në “Bernabeu”. Liga e Kampioneve mezi jep hapësira për pesë minuta frymëmarrje.
Gabim-dënimi është maksimal në rast shpërqendrimi, pothuajse vdekjeprurës. Dhe si kampioni aktual anglez, askush nuk i zë besë Chelsea të Antonio Contes në kampin katalanas. Në të njëjtën mënyrë, udhëtuesit presin që në “Stamford Bridge” Leo Messin të “ngjallet” dhe t’i japë fund magjisë, që e ndjek atë në ballafaqimet me “blues”. Numri “10” i Barcelonës e ka si “gur në qafë” penalltinë e dërguar në tranversë, në gjysmëfinalen e vitit 2012. Ishte ndeshja e tij e tetë kundër londinezëve.
Barcelona, e pamposhtur në fazën e grupeve, si Liverpool, Tottenham dhe Besiktas, e tillë edhe në La Liga, finaliste e Kupës së Mbretit, i ka të gjitha shifrat me vete. Por, jo ato të ballafaqimeve me Chelsea. Andaj, kjo sfidë mbart në vetvete rreziqe nga më të ndryshmet. Megjithatë, për sa kohë që Barça nuk ka humbur në “Stamford Bridge” (1-2 në vitin 2006 dhe 1-1 në vitin 2009), ajo ka mbërritur në finale dhe është shpallur kampione e Europës.

Artikulli paraprak“Macja e Zezë” eliminon Manchester Cityn, Guardiola sherr në tunel
Artikulli tjetërMarrëveshja e fshehtë e Ramës për detin, Presidenti i kthen Bushatit kërkesën për plotfuqishmërinë